-
Durrës/ Arrestohen hajdutët e shtëpisë së gjyqtares Shpëtime Pitaku dhe zyrtarëve të lartë! Kamerat i kapën 'mat' duke u kacavjerrë nëpër tuba (VIDEO)
Ilir Sharka, Aldi Rama dhe Arif Nezha janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen si autorë të 7 vjedhjeve në Durrës. Grupi i 3 hajdutëve futej nëpër banesat e biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë dhe vidhnin shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, kur nuk kishte njeri.
11 Tetor 2023, 08:26 -
FOTO/ Ky është polici i marrë i pandehur për dhunë ndaj Aldi Ramës, në 2020 u përfshi në konflikt verbal dhe me 2 avokatë
Myrteza Mehmetaj është punonjësi i policisë, i marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës, për dhune ndaj të arrestuarit rezulton Aldi Rama, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri oficerin e policisë, Saimir Hoxha.
20 Qershor 2022, 16:54 -
Ekskluzive/ I arrestuar për drogë para vrasjes së efektivit Saimir Hoxhës, prokuroria: Aldi Rama u keqtrajtua në Komisariat! Merret i pandehur polici
Pas më shumë se 1 vit hetime, Prokuroria e Lezhës ka arritur të provojë se 21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, është keqtrajtuar nga policia në kohën kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.
19 Qershor 2022, 08:11 -
Lirimi nga burgu i të riut që vrau policin në Lezhë, KLP rrëzon kërkesën e ILD për procedim disiplinor ndaj dy prokurorëve
Kryetari KLP Gent Ibrahimi tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi rrëzimin e propozimit të ILD-së për dhënien e masës disiplinore “vërejtje publike”, dy magjistrateve, për të cilët u konkludua se mosvreprimet për të ndjekur hetimet sollen lirimin e shtetasit Aldi Rama i cili ekzekutoi me arme zjarrin oficerin e krimeve në Policinë e Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha.
24 Shkurt 2022, 14:55 -
Vrasja e policit Saimir Hoxha mund të ishte shmangur, ILD kërkon masë për dy prokurorët që hetuan Aldi Ramën: Shkeljet e tyre liruan 21-vjeçarin
Nëse 2 prokurorë do ta kishin bërë punën e tyre siç duhet efektivi i krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha mund të mos ishte ekzekutuar nga 21 vjeçari Aldi Rama mëngjesin e 28 shtatorit të kaluar, i cili më pas u vetëvra. Ky krim i rëndë mund të mos kishte ndodhur nëse hetimet do ishin bërë brenda afateve dhe i riu do të ishte pas hekurave, pasi ishte arrestuar më parë nga vetë viktima për posedim droge.
16 Shkurt 2022, 13:05 -
COVID-i ‘ia lë vendin’ ngjarjeve tragjike, nga vrasja makabër e të resë në Kosovë te braktisja e Aldi Ramës në morg...10 lajmet më të lexuara në Shqiptarja.com për 2021
Vitin 2021 tashmë po e lëmë pas për të pritur një vit të ri me shpresën se pandemia, që ka munduar vendin në prej 2 muajsh, do të zhduket. 2021 pati zhvillime të rëndësishme ku një moment i rëndësishëm në zhvillimet politike kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por padyshim ashtu sikurse në pjesën më të madhe të rasteve, vëmendjen kryesore e kanë marrë zhvillimet nga aktualiteti.
31 Dhjetor 2021, 12:57 -
Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë 2 muaj më parë, Saimir Hoxha e arrestoi në flagrancë dhe ia referoi prokurorisë Aldi Ramën! Mllefi i të riut dyshohet shkak i ekzekutimit
Saimir Hoxha rezulton të jetë një ndër personat që ka përgatitur dhe firmosur procesverbalin e arrestit për Aldi Ramen, në njërin nga dy rastet që ai është arrestuar. Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë, nën komisarin Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit.
6 Dhjetor 2021, 09:46 -
Kronikë
Në makinë me Aldi Ramën kur ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha në Lezhë, Apeli lë në burg dy të rinjtë
Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuq ivendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Lezhë për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, dy të rinjtë, shokë të Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me këtë të fundit kur ai qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxha në Lezhë.
27 Tetor 2021, 09:16 -
Kronikë
Aksion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër-arreste, nga të cilët 12 të ekzekutuara! Mes tyre të arrestuar 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit
Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Report Tv mëson se deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.
20 Tetor 2021, 09:02 -
Kronikë
Ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë, pak muaj para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë, çështja është në hetim nga prokuroria e Lezhës
21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë. Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë
16 Tetor 2021, 08:44 -
Kronikë
Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit 15 mijë $ familjes së efektivit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha! Nano: Prania e SHBA-së tregon mbështetjen për Policinë e Shtetit
Një përfaqësi e shoqatës Amerikano-Shqiptare të punonjësve të Policisë ka zgjedhur që t'i vijë në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës i cili u vra në krye të detyrës, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ato i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë, një formë për t'ia lehtësuar sado pak dhimbjen gruas e cila e vetme duhet të rrisë dy djemtë e vegjël.
9 Tetor 2021, 15:16 -
Kronikë
Kokainë e kanabis, adoleshentët në Tiranë në 'botën e errët' të drogës! 3 të arrestuar, njëri iku më vrap sapo pa 'Shqiponjat'
Të rinjtë janë pjesa më e "dobët" e kësaj shoqërie, të cilët fatkeqësisht një pjesë e tyre, për shkaqe të ndryshme, me apo pa dëshirë po kryejnë vepra penale. Në Tiranë është goditur një rasti shitje së kokainës dhe protagonist i kësaj është një i ri vetëm 22-vjeç. Ai sapo ka pikasur uniformat "Shqiponja" në rrugën " Besim Imami" ia ka mbathur vrapit, por arratia e tij ka zgjatur shumë pak pasi është arritur që të prangoset.
2 Tetor 2021, 11:13 -
Kronikë
Ishin në makinë me Aldi Ramën kur u vra nënkomisari Saimir Hoxha, Gjykata lë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, avokati: Po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë
Gjykata ka lënë sot në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, shokët e Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me të kur i riu qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, për armën që Aldi Rama kishte me vete, ndërsa gjykata pranoi sot kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj, duke lënë në burg dy të rinjt.
1 Tetor 2021, 14:37 -
Sociale
'Fenomeni Aldi Rama', familja shqiptare 'ka dalë nga binarët'! Debati në Report Tv, sociologu: Krimi 'rinor' alarmant! Avokati: Pas divorcit, disa prindër braktisin fëmijët
Familja tradicionale shqiptare duket se ka humbur rolin e fortë që kishte dikur, e pasojat e kësaj po ndihen më shumë se kurrë tek të rinjtë e ditëve të sotme. Gjatë diskutimit në "Sot Live në Shqipëri", sociologu i njohur, Gëzim Tushe thotë se mungesa e edukimit në familje, po prodhon të rinj që nuk hezitojnë t'i bashkohen botës së krimit.
1 Tetor 2021, 13:40 -
Kronikë
‘Zoti i gjykoftë ata që e dënuan’, ja çfarë reagimesh pati në postimin e nënës së Aldi Ramës
Ditën e fundit kur përcolli të birin për në banesën e fundit, nëna e Aldi Ramës, Valbona Kolgjini publikoi në ‘Facebook’ foton e 21-vjeçarit. Në foton e postuar, miq e të afërm të nënës së tij, kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Disa kujtojnë buzëqeshjen e tij, e të tjerë urojnë që shpirti i tij të prehet në paqe.
1 Tetor 2021, 13:04 -
Kronikë
Aldi Rama vrau nënkomisarin teksa shëtiste i lirë edhe pse në 'arrest shtëpie', njësoj si ai edhe xhaxhai! Gjykata e lë sot në burg, pasi theu masën e sigurisë ditën e ngjarjes
Jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhai i tij, Baki Rama lëvizte i lirë ditën kur i nipi vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, duke thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Baki Rama është lënë sot në burg nga Gjykata, pasi theu 'arrestin e shtëpisë' masë që i ishte caktuat për tregti të lëndëve piroteknike.
1 Tetor 2021, 12:23 -
Kronikë
Hetimet për vrasjen e nënkomisarit, në makinën e të rinjve s'u gjet gjurmë kanabis! Deri tani asnjë lidhje e provuar e tyre me parcelën e hashashit! SHÇBA po heton sjelljen e policëve
Për vrasjen e nënkomisar Saimir Hoxhës janë në qeli dy të rinj, shokë të autorit Aldi Rama, të cilët pretendojnë se vrasja ka ndodhur nën efektin e hashashit. Por kjo pistë ende nuk është provuar pasi në automjetin e tyre nuk janë gjetur lëndë narkotike. Kronika në vijim na njeh me detajet e dosjes hetimore, ndërsa Marku e Sherri pritet të dalin të premten në gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë.
30 Shtator 2021, 13:06 -
Kronikë
Mamaja e Aldi Ramës bën reagimin e parë në rrjetet sociale për 21-vjeçarin! I ati mbërrin nga Greqia për t'i dhënë lamtumirën të birit
Trupi i 21-vjeçarit Aldi Rama, që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, do të prehet në Durrës, ku jeton nëna e të riut. Mamaja e tij, Valbona Kolgjini, ndërkohë ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas vdekjes së të birit
30 Shtator 2021, 11:10 -
Kronikë
Aldi Rama do prehet në Durrës, për t'i dhënë lamtumirën mbërrin dhe i ati nga Greqia
Asnjë familjarë nuk ka shkuar që të tërheqë trupin e pajetë të Aldi Ramës, 21 vjeçarit i cili vrau nënkomisarin Samir Hoxha në Lezhë, e më pas qëlloi veten me plumb në qafë. Trupi i pajetë i të riut është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pashoqëruar me skedë vdekje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë
30 Shtator 2021, 10:08 -
Kronikë
'Dëshmori i Atdheut' Saimir Hoxha ra në krye të detyrës, i vendoset ylli në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit! Rama: Fëmijët e tij nuk do të braktisen nga shteti
Ylli i 'Dëshmorit të atdheut' Saimir Hoxha është i 225-i që i shtohet Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit në Ministrinë e brendshme. Në ceremoninë e nderimit të Saimit Hoxhës, ishte të pranishëm familjarët e nënkomisarit të ndjerë të Lezhës, kryeministrin Edi Rama, ministri i Brendshëm dhe drejtues të lartë të policisë së Shtetit.
30 Shtator 2021, 09:15