SPANJË- Policia spanjolle arriti të kapë ngarkesën rekord të kokainës në kontejnerë me banane në portin jugor të Aleciras. Bëhet fjalë për një sasi të madhe me rreth 9.5 tonë kokainë, një ndër më të mëdhatë të bëra ndonjëherë. Droga ishte nisur nga Ekuadori, trafikantët e drogës e kishin fshehur atë mes kutive me banane dhe destinacion final raportohet se ka qenë Evropa. Nuk ka të arrestuar, por hetimet mbeten të hapura, raportojnë mediat e huaja.
“Ky operacion ishte një goditje e paprecedentë për një nga organizatat kriminale më të rëndësishme në botë në shpërndarjen e kokainës, duke synuar rrjetet kryesore kriminale në Evropë”, thuhet në deklaratën e Policisë Spanjolle.
Siç shihet edhe nga fotografia, “bukët” e kokainës kanë të stampuara më shumë se 30 logo të ndryshme që përputhen, sipas zyrtarëve policor, me rrjetet e ndryshme kriminale evropiane që do të merrnin ngarkesën e drogës.
Megjithatë, autoritetet në Spanjë nuk kanë dhënë emra të personave apo organizatës që e kishte porositur këtë ngarkesë rekord me kokainë prej rreth 9.5 tonësh. Ajo është zbuluar dy ditë më parë, në 23 gusht në një kontejner frigoriferik. Organizata kriminale në Ekuador që ka marrë përsipër ngarkesën, ka një rrjet të madh për të transportuar drogë në Spanjë, kryesisht në portet e Algeciras dhe Vigo në veriperëndim, përmes një kompanie ndërkombëtare të tregtisë së bananeve, e vendosur në portin kryesor të bananeve të Ekuadorit, Machala.
Sipas zyrtarëve spanjollë, ajo është në gjendje të dërgojë 40 kontejnerë në muaj në Evropë falë një rrjeti të gjerë tregtar dhe përdor gjithashtu portin veriperëndimor të Vigos.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
23.1%
-
Jo
73.1%
-
Nuk kam mendim
3.8%
Vota total: 78
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet eurodeputetja franceze Rima Hassan, shkak postimi në rrjetet sociale! I gjendet edhe drogë në çantë
2 Prill, 22:05
-
3 vite në kërkim nga SPAK për trafikim të 446 kg kokaine, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit! Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës
2 Prill, 15:00
-
Fede Valverde: Mendova se do të më përjashtonin nga Real Madridi pas asaj që i bëra djalit të trajnerit Zidane
2 Prill, 14:16
-
SHBA/ Trafik kokaine me vlerë 100 milionë dollarë, dënohet me 25 vite burg 48-vjeçari shqiptar (EMRI)
1 Prill, 16:22
-
'Kush s'kërcen është mysliman', thirrje skandaloze nga tifozët e Spanjës në miqësoren kundër Egjiptit! Preket Yamal, policia nis hetimet
1 Prill, 14:59
-
I dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge, kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Pritet ekstradimi
1 Prill, 13:11
-
Kapen 17 tonë hashash e miliona euro në Spanjë, droga grumbullohej në tunelin nëntokësor me 3 nivele, sistem shinash dhe vinçash
1 Prill, 08:05
-
Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës
31 Mars, 18:02
-
Historike në Spanjë, puthja e dorës pa miratim konsiderohet sulm seksual
30 Mars, 21:40
-
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore
30 Mars, 21:23
-
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve
30 Mars, 21:13
-
VIDEO/ Sylvinho ‘kyç gojën’ për të ardhmen, trajneri para miqësores kundër Ukrainës: Do bëjmë 3-4 ndryshime në formacion, lojtarët më thonë ‘jam edhe unë këtu’
30 Mars, 16:57