Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)

Spanjë- Policia e Spanjës ka zbardhur detaje të reja nga operacioni i shkatërrimit të një organizate shqiptare të grabitjes së banesave, bizneseve dhe vilave në disa rajone të vendit.

Aksioni i koduar 'Bizantia" u krye pothuajse në të njëjtën kohë me operacionin e madh të goditjes së një karteli të kokainës nga Amerika e Jugut për në Pontevedra, ku u kapën 1,1 tonë drogë.

Gjashët shqiptarë të dyshuar si bandë ‘skifterësh’ u arrestuan, në Pontevedra, Vigo dhe Vilanovë. Aksioni nisi në ditët e para të muajit janar të këtij viti dhe zgjati me ditë.

Shkak janë bërë ankesat e shumta të qytetarëve në rajonin e Galicisë. Grabitjet janë kryer edhe në kryeqytetin spanjoll, Madrid, në La Coruna dhe madje deri në Paris.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2023, pasi personat e arrestuar ishin të skeduar për aktivitetin e tyre kriminal. Banda ishte shëtitëse dhe operonte gjithashtu në Itali e Francë, ku vidhte makina, u vendoste targa false dhe kishte role të ndara në aktivitetin kriminal.

Dëmi i shkaktuar deri tani është 300 mijë euro, kryesisht në sende me vlerë, bizhuteri, euro cash dhe materiale të tjera. Dy kapot e grupit u kapën në Paris, teksa janë në pritje të ekstradimit. Gjykata e Spanjës ka dhënë masat arrest në burg për të gjashtë. Ka edhe urdhër-arreste për persona të tjerë që dyshohen si anëtarë të grupit të grabitjeve.

Operacioni u shtri edhe në Leon, Barcelonë dhe Toledo, që kanë qenë shënjestër e organizatës për shkak se njihen si rajone ku jetojnë njerëz të shtresave të larta dhe ka ‘gjah’ të mirë.

Madje 4 nga të dyshuarit u arrestuan në këto dy zonat e fundit. Por gjithashtu është vënë re gjatë hetimeve dhe pamjeve filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë, se anëtarët e grupit ishin të stërvitur mirë, të trajnuar me taktika ushtarake dhe me taktikë ‘modus operandi’ në kryerjen e krimeve, me role të ndara, nga grupi i sulmit, te ai i fshehjes dhe shitjes së mallrave, informon media e vendit iberik.

Fitimet nga shitjet silleshin në Shqipëri dhe paratë pastroheshin me skema të caktuara.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!