Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025

Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025

Mirela Kumbaro në ceremoninë e hapjes së panairit 'Fitur'

Përmes një ceremonie në stendën që sinkronizon në çdo element ofertën shqiptare të mikpritjes, vendi ynë nisi sot (22 janar) prezantimin e përvojave turistike, në hapjen e madhe të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Fitur 2025 në Madrid.

Ministrja Mirela Kumbaro së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, kompanisë Air Albania, Shoqatës Shqiptare të Agroturizmit, turoperatorë e përfaqësues të sektorit publik e privat që marrin pjesë në këtë panair, përshëndeti hapjen e “Fitur 2025” duke theksuar ofertën e konsoliduar të tregut spanjoll në nivel vizitorësh dhe investimesh, si dhe rimëkëmbjen e fuqishme të vizitorëve nga tregjet e Amerikës Latine.

“Jemi sërish në Fitur, me një stendë edhe më të bukur, edhe më të freskët, “Albania All Senses”, me shumë partnerë, Shoqatën Shqiptare të Agroturizmit edhe partnerët tanë të përhershëm “Giz” të cilët na shoqërojnë kësaj radhe edhe me shijet shqiptare dhe me një partner të ri, “Air Albania” që është tashmë një markë shqiptare që na çon nëpër qiej. Është shumë e rëndësishme për ne të jemi prezentë në panairin e Madridit, i pari që hap serinë e panaireve duke pasur parasysh dhe rritjen e vizitorëve nga Spanja, me 26% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

110 mijë spanjollë e vizituan Shqipërinë në vitin 2024, si dhe dhjetra mijë vizitorë të tjerë nga Amerika Latine, falë pjesëmarrjes në këtë panair me shumë turoperatorë të tjerë privatë, kanë frekuentuar Shqipërinë duke zgjeruar hartën turistike. Pritet që viti 2025 në të cilin sapo kemi hyrë të jetë edhe më i begatë, rezervimet tashmë kanë nisur më herët se çdo vit tjetër. Vazhdojmë më pas me një ngjarje tjetër të madhe siç është panairi ITB Berlin ku Shqipëria do të jetë vendi i nderit. Të mirëpritur të gjithë në Shqipëri”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë 5 ditëve të panairit Fitur, stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër aktivitetetesh, pjesë e agjendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konceptuar si një miks përvojash që prezantojnë Shqipërinë si destinacionin më emocionues në Europë: që nga përjetimet përmes eksplorimit virtual të vendit, tek “Albanian Nights” të frymëzuara nga trashëgimia e pasur e traditave të kulturës dhe jetës së komuniteteve, deri tek përvojat e degustimit të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Agroturizmit.

Më herët, minsitrja Kumbaro pati takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit Jordi Hereu, si dhe Sekretaren e Shtetit për Turizëm të Spanjës Rosario Sánchez Grau ku u diskutuan marrëveshje që çojnë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve në inovacion, digjitalizim dhe kapacitete njerëzore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ

PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ