Policia turke arreston dy
gazetarë, kritikë të qeverisë

Policia turke arreston dy<br />gazetarë, kritikë të qeverisë

Dy redaktorë të një reviste kritike ndaj Qeverisë së Turqisë janë arrestuar të hënën, ndërsa numri i fundit i revistës është konfiskuar.

Ky veprim i autoriteteve vjen një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Turqi, të cilat kanë nxjerrë fituese Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Revista javore Nokta ka publikuar numrin e saj pas-zgjedhor me titullin: “E hënë, 2 nëntor, fillimi i luftës civile në Turqi”.

Titulli ka dalë mbi një fotografi të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, themelues i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Kritikët kanë akuzuar vazhdimisht Erdoganin dhe qeverinë për kufizim të lirisë së shtypit.





Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk