Policia ushtarake, PD: Qeveria 
nuk i konsulton ligjet e NATO-n

Policia ushtarake, PD: Qeveria <br />nuk i konsulton ligjet e NATO-n
TIRANE - Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë kanë akuzuar dje drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes se për ligjet e hartuara nuk kryen konsulta me drejtuesit NATO-s. Gjatë diskutimeve të ligjit për policinë ushtarake në këtë komision, deputetja demokrate Mesila Doda kërkoi nga drejtuesit e ministrisë të paraqesin tabelën në të cilën paraqiteshin të gjitha përafrimet që janë bërë për këtë ligj nga legjislacioni i BE-së dhe konsultat që janë kryer me partnerët e NATO-s.

“Nëse keni sjellë një ligj të tillë duhet ta keni afruar me një model të BE-së. Me kë model e keni sjellë këtë projektligj? Dhe nëse ka një model të tillë duhet të kishte një tabelë përputhshmërie në bazë të ligjit”, deklaroi Doda. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka shkoi më tej kur u shpreh se me ndërhyrjet e bëra në ligj për shkak të mungesës së konsultave me partnerët e NATO-s, janë marë komptenca të Policisë së Shtetit duke ja kaluar policisë ushtarake duke e shndërruar atë në një Gestapo.

“Duhet të kishim të bashkëshoqëruar ose konsulencën e përfaqësuesve të NATO-s pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ose konsulencën e një ekipi të një vendi anëtar të NATO-s. Ky është një ligj që është hartuar thjesht se ju është mbushur mendja për të ndryshuar, për t’i dhënë ca kompetenca më tepër Policisë Ushtarake, për ta shndërruar në një Gestapo për ushtri se kështu e keni hartuar”, theksoi Noka.

Ndërkohë që nga ana e tij zv/ministri i Mbrojtjes u shpreh se për ligjin në fjalë janë kryer të gjitha konsultat me aleatët ndërkohë që si referencë kanë qenë legjislacionet e Spanjës, Norvegjisë dhe Kanadasë.

“Është e paparanueshme të përdoren terma të cilat u përmendën tek parafolësi. Mendoj se përsa i përket proçesit të konsultimit, sigurisht që ligji nuk i referohet një modeli të caktuar, por i referohet standardeve në përgjithësi që kanë struktura homologe në FA të vendeve aleate. Janë bërë konsultime me shumë vende aleate”, u shpreh zv/ministri Koçi. Deputeti demokrat Ardian Turku, kërkesën e opozitës për sjelljen e një dokumentacioni në të cilën evidentoheshin konsultat me aleatët e shtroi në formë kërkesë për mazhorancën.

Kryetari i Komsionit të Sigurisë, Spartak Braho duke vlerësuar si të drejtë propozimin e bërë, kërkoi që ligji për policinë ushtarake të kalonte në parim, ndërkohë që në mbledhjen e ardshme të zbardheshin edhe konsultat me partnerët. Megjithatë në fund, demokratët e votuan kundër këtë ligj, fakt që nuk i pengoi përfaqësuesit e mazhorancës që me shumicë votash ta kalojnë në parim projektligjin.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë