Policia ushtarake, skema
si realizohen përgjimet
Funksionimin e Policisë Ushtarake si njësi vëzhgimi (përgjimi) dhe radiokomandimi tashmë e pranojnë dhe vetë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Funksionimin e Policisë Ushtarake si njësi vëzhgimi (përgjimi) dhe radiokomandimi tashmë e pranojnë dhe vetë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Madje japin dhe skemën e vendosjes nën përgjim të një objekti të caktuar dhe momentin kur mund të bëhet për mes përgjuesve të vendosur nëpër automjetet e përcaktuara për këtë qëllim në funksion të Policisë Ushtarake. Kjo pranohet në mënyrë publike dhe në organin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, gazetës "Ushtria". E cila në numrin e saj të datës 10 gusht të këtij viti, në mënyrë të detajuar shpjegon tërë skemën funksionale të përgjimit, e botuar ne shkrimin me titull "PU me sistem të ri vëzhgimi e radiokomandimi". Pasi përshkruar se ku është vendosur policia ushtarake. "Në katin e tretë të ndërtesës ai ka vendosur sistemin e ri të radiokomandimit dhe të vëzhgimit satelitor GPE. Në një ditë normale stërvitje operatorët e sistemeve GPS dhe të radiokomandimit janë në intensitet maksimal. Sistemi i ri i vëzhgimit i vendosur kontrollon me detaje dhe korrekton veprimtarinë e tërë kësaj njësie. Së dyti shtatë prej makinave të kësaj njësie janë në sistemin e ri të lëvizjes. Operatori të shpjegon se ku ndodhen makinat sa është shpejtësia e lëvizjes, sa karburant ka në sebrator dhe të tjera imtësi teknike në kohë reale me shumë saktësi dhe të lidhura me radio për çdo raportim dhe udhëzim që kërkojnë për të plotësuar detyrën sa më shpejt me saktësi dhe në kohë. Këtë e vërtetojnë më së miri 122 efektivat e kësaj policie që janë aktualisht në operacionet paqeruajtëse. Ata janë shembull e çdo ditë hedhin nga një hap të ri në përgatitjen luftarake. Por Policia Ushtarake ka dhe mjedisin më të monitoruar në Forcat e Armatosura", shkruan gazeta "Ushtria" në mënyrë të detajuar, duke treguar dhe mënyrën se si bëhet vëzhgimi. Sipas gazetës ata mbulojnë mbi 150 operacione eskortimi dhe ruajtje në vit për personalitetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe tërë delegacioneve të huaja ushtarake të çdo niveli. Çdo ditë ata e fillojnë me operacione nga më të ndryshmet dhe dita nuk mbyllet asnjëherë për shkak të aktivitetit të tyre special. "Ata kanë një gatishmëri shumë të lartë në çdo moment të ditës dhe kjo provohet nga radiokomandimi në çdo sekondë që ata mbajnë", shkruan gazeta e Ministrisë së Mbrojtjes. Kështu, ish kreu i SHIU-t e aktualisht Komandanti i Policisë Ushtarake Ylli Zyla, ka vendosur të mos i ndahet përgjimit, ku do ketë dhe në funksionin e ri në dispozicion një ekip të gjurmimit e përgjimit telefonik e postar. Këtë atribut ia jep vetë ligji "Për Policinë Ushtarake në FA" ai që e parashikon këtë funksion dhe kompetencë të kësaj policie. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2003 dhe në nenin 7 të tij parashikohet qartësisht kompetenca e Policisë ushtarake për të përgjuar dhe gjurmuar nëpërmjet kontrollit të komunikimeve telefonike dhe postare. Madje në të njëjtin nen parashikohet që kjo polici të ketë një rrjet të mëvetshëm të saj për sigurimin e informacioneve. Pra një infrastrukturë të qartë të ngjashme atë të shërbimeve informative. "Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet normative të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes, ngre rrjet të fshehtë informativ, përdor mbikëqyrjen e fshehtë, krijon dhe përdor evidencën operative, përdor mjetet teknike dhe elektronike, bën përgjime telefonike e kontroll postar, duke marrë më parë miratimin tek autoriteti i përcaktuar me ligj", thotë neni 7 i këtij ligji.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29