/ATSH/. - Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE, edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar kontrollet e përbashkëta në të gjithë vendin për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin kanë vepruar 121 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 14 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, si dhe janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 2.018 raste, si dhe janë ndërprerë 1.134 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonenteve debitorë. Janë ndaluar për shpërdorim detyre 3 punonjës të OSHEE me detyrë elektriçist në qarkun Elbasan. Janë arrestuar në flagrancë 4 pronarë biznesesh për rilidhje të paligjshme të energjisë për herë të dytë.
Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 220 kabina elektike dhe abonentët që furnizohen me energji elektrike nga këto kabina, si dhe janë ushtruar kontrolle edhe në kabinat e kontrolluara më parë, ku u konstatuan katër rilidhje të paligjshme për herë të dytë.
Grupet e përbashkëta Polici e Shtetit -OSHEE, do vijojnë çdo ditë kontrollet kabinë më kabinë, tek çdo abonent biznes apo familjar si dhe do rikontrollojnë përsëri zonat e kontrolluara më parë. Asnjë prej abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë elektrike nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit të ligjit.
/Shqiptarja.com