Policia vë nën kontroll Lazaratin
zbulohen 2 laboratorë droge

Policia vë nën kontroll Lazaratin<br />zbulohen 2 laboratorë droge
LAZARAT - Pas pesë ditësh aksion, Policia e Shtetit ka arritur të vendosë nën kontroll Lazaratin. Uniformat blu, në bashkëpunim me forcat RENEA dhe FNSH kanë mundur të hyjnë në qendër të fshatit, duke zbuluar bazën më të madhe të municioneve, prej nga edhe qëllohej në drejtim të policisë. Grupi i armatosur ka arritur të largohet së bashku me pronarin e bazës së drogës, Lilo Brahimi, por sipas policisë nuk kanë mundur të largohen nga fshati. Ndërkaq, dy laboratorë të tjerë që shërbenin për përpunimin e drogës janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër shtëpi në Lazarat. Sipas policisë, në brendësi të banesës u gjet edhe një sasi e madhe kanabisi dhe armë.

Pasditen e sotme, forcat e policisë kanë mësyrë në qendër të fshatit, gjetur edhe bazën ku janë gjetur një sërë armatimesh, mitralozë, murtaja, por edhe dylbi me infra. E megjithatë, pas 5 ditësh aksion, duket se të shtënat me armë drejt policisë kanë pushuar.

Banorët e Lazaratit hapën dyert duke i lejuar forcat e policisë së ushtronin kontroll, duke u sekuestruar lëndën narkotike e duke e asgjësuar atë. Madje nuk kanë munguar rastet kur vetë lazaratasit e kanë asgjësuar lëndën narkotike që dispononin.
 
Në realizimin e këtij operacioni janë angazhuar mbi 800 forca policie, forcat speciale RENEA, forca të FNSH, etj. Ndërkaq, ditën e sotme operacionit të policisë i janë bashkuar edhe helikopterët e Forcave të Armatosura.

Ndërkaq, bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka ndjekur dhe drejtuar gjithë operacionin e policisë të zhvilluar në Lazarat.

(Në video, asgjesimi i kanabisit dhe situata e momenteve të fundit në Lazarat)
 

 
Gjatë gjithë ditës së sotme dy helikopterë, mes të cilëve një i llojit 'Cougar' i forcave speciale ushtarak, kanë monitoruar nga ajri zonën perëndimore të fshatit, ku dyshohej së fshiheshinn një pjesë e personave të armatosur.
 
Helikopterët gjithashtu kanë sjellë gjatë ditës së sotme në fshatin Lazarat edhe forca shtesë, teksa mësohet se aksionit në terren i janë bashkuar edhe 200 efektive femra, të cilat do qëndrojnë kryesisht në zonat ku janë ngritur postoblloqet.
 
Trembëdhjetë banditë, pjesë të grupeve kriminale që bëjnë rezistencë të armatosur duke qëlluar ndaj policisë janë arrestuar, dhe mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, e rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar në 5 ditë superaksion të Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit për të marrë nën kontroll çdo centimetër të fshatit famëkeq në luftën kundër kultivimit të drogës.

Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm ditën e sotme u sekuestruan 11 armë të rënda, si dhe 1 armë gjahu, 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në shtëpinë e Gate Mahmutajt, rezulton se është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe tre armë zjarri tip kallashnikov. Ajo që bën më shumë përshtypje, është gjetja e një radioje policie, nëpërmjet së cilës ata survejonin lëvizjet e efektivëve të policisë në terren, duke u vënë kështu në dijeni të veprimeve të tyre.
 
Gjatë aksionit të ditës së djeshme, (18 Qershor), të sjellë Live për të gjithë teleshikuesit në një transmetim maratonë në televizionin A1 REPORT u arrestuan 5 persona, mes tyre 17-vjeçarë dhe 19-vjeçarë, çka konfirmon dhe apelin e banorëve të fshatit të cilët përmes telefonatave në redaksinë tonë kërkojnë kapjen e grupit kriminal dhe “çlirimin” e fshatit nga adoleshentët e armatosur. Në mesin e të arrestuarve është dhe djali i të vetëdorëzuarit Gate Mahmutaj, i cili e mori këtë vendim pas negociatave në transmetim live me televizionin A1 REPORT. Policia tha se ka vënë në pranga 19-vjeçarin Vandam Mahmutaj ndërsa në banesën e tij janë gjetur sasi të mëdha droge, armësh e municionesh. Po dje ra në prangat e policisë së Shtetit dhe 48-vjeçari Hysen Çela i dyshuar si personi që ka qëlluar me snajper ndaj forcave speciale. Arrestimi i tij u mundësua pasi Çela tregoi për A1 REPORT vendndodhjen e tij, edhe pse mohoi të kishte lidhje me qëndresën e armatosur kundër policisë.
 
Mbi 80 banesa të Lazaratit dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit janë kontrolluar ku janë gjetur kanabis, armë madje dhe laboratorë të përpunimit të lëndës narkotike në supervila lukzose, e ku njëra rezultoi e Kujtim Mahmutajt, vëllait të Gate Mahmutajt, i cili u vetëdorëzua Live ndërsa negocionte në një lidhje të drejtëpërdrejtë telefonike me studion e A1 REPORT.

(Video, raportimi nga Lazarati i gazetares Jerola Ziaj)


Policia e Shtetit jep të dhëna për aksionin në Lazarat në ditën e 5-të
Policia e Shtetit është prezent tashmë në të gjithë Komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikqyrje situatën dhe duke ofruar rend e siguri për banorët.

Gjatë gjithë ditës së sotme në kuadër të operacionit të ndërmarrë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur:

1. Të merret nën kontroll zona nga ku prej ditësh po qëllohej me armë në drejtim të forcave të policisë ku u gjetën e sekuestruan sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni, si dhe një mitroloz i rëndë.

2. U gjetën 2 laboratorë përpunimi vaj hashashi.

3. U gjetën e asgjesuan rreth 10 ton e 604.1 kg marijuanë e vendosur në thasë dhe bidona, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

4. U asgjesuan gjithashtu 1300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

5. U sekuestruan me cilësinë e provës materiale 11 armë të rënda si: 1 mitroloz i rëndë, 1 shtrat mortaje, 9 armë zjarri automatikë, si dhe 1 armë gjahu.

6. U sekuestruan gjithashtu 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.

7. Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 50 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Po ashtu nga strukturat e policisë është marrë masa e arrestit ndaj shtetasit Edmond Riza Gërveshi, vjeç 43, pasi gjatë kontrollit të ushtruar gjatë ditës së sotme nga strukturat e policisë në banesën e tij në fshatin Lazarat iu gjet e asgjesua një sasi prej 179.8 kg marijuanë. Ndërkohë në oborrin e banesën iu gjetën të kultivuara e asgjesuan 320 bimë narkotike kanabis sativa dhe në katin e dytë të banesën në verandë iu gjetën 200 bimë në kubikë. Ky shtetas akuzohet për veprat penale kultivim i bimëve narkotike dhe prodhim e shitje e narkotikëve.

didi ne lazarat
(Në foto: Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi sot në  Lazarat)

REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashshit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm ditën e sotme u sekuestruan 11 armë të rënda, si dhe 1 armë gjahu, 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonëjsve të policisë apo për shkatërrim prone.

....
Lazarat, zbulohen dy laboratorë për përpunimin e drogës në një shtëpi
Ndërkaq, dy laboratorë të tjerë që shërbenin për përpunimin e drogës janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër shtëpi në Lazarat. Sipas policisë, në brendësi të banesës u gjet edhe një sasi e madhe kanabisi dhe armë.
 
Ndërkaq, njoftohet se vijon aksioni i policisë për kontrollin e banesave të fshatit Lazarat.
 
Policia: Situata në kontroll, vijon aksioni për asgjësimin e kanabisit
Sipas policisë situata në Lazarat vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa theksohet se vijon operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike, si dhe sekuestrimin e objekteve të gjetura në bazën e zbuluar në qendër të fshatit.
 
Në bazën e Lilo Brahimit rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar armë, tritol, granata, dhe 7 automatikë, me të cilët dyshohet se është qëlluar drejt policisë.

Lazarat, policia zbulon bazën më të madhe të municioneve
Pasi ka arritur të futet në qendër të fshatit të Lazaratit, forcat e policisë kanë zbuluar bazën më të madhe të municioneve. Kjo bazë, nga e cila grupi i banditëve qëllonte me armë ndaj policisë, i përket shtetasit Lilo Brahimi, rreth 60 vjeç.
 
Në bazën e municioneve u gjetën mortaja, eksploziv, armë zjarri, si dhe dylbi me infra. Nisur edhe nga objektet dhe sendet e gjetura në këtë bzë rezulton se të kërkuarit nga policia janë strehuar aty, dhe më pas janë larguar bashkë me Lilo Brahimin. Sipas policisë, këta shtetas, të armatosur, nuk kanë arritur të largohen nga Lazarati, dhe strehohen diku brenda fshatit.
 
Ndërkaq, vajza e Lilo Brahimit, rreth 35 vjeç, ka tentuar të ndalojë forcat e policisë së ushtrojë kontroll në banesë dhe në bazën ku mbaheshin municionet.
 
Dyshohet se municionet janë marrë nga depot e armëve të Gjirokastrës, ndërsa dylbitë me infra, rezultojnë të jenë angleze.


Policia: Jemi prezent në të gjithë komunën e Lazaratit
Në vijim të aksionit që po zhvillohet në Lazarat, Policia e Shtetit njofton se është e pranishme në të gjithë komunën, duke mbajtur nën mbikëqyrje situatën. Sipas policisë, banorëve të Lazaratit po u ofrohet rend dhe siguri, ndërsa shprehet falënderim ndaj tyre për mbështetjen e që i kanë dhënë forcave të policisë.
 
Ndërkaq, u bëhet thirrje banorëve të Lazaratit që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet procedurale të Policisë së Shtetit.
 
Sipas Policisë së Shtetit, “kështu garantohet një veprim profesional, ligjor dhe në përputhje me standardet dhe në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut”.

Lazarat, policia aksion edhe në një kazino, sekuestron disa pajisje
Në vijim të operacionit të policisë në Lazarat është ushtruar kontroll edhe një kazino. Gjatë kontrollit në kazinonë “Xh. Rrapaj” në qendër të Lazaratit janë sekuestruar 20 makina elektronike lojëra fati, dhe 3 ruleta.

Lazarat, forcat e policisë kanë mbërritur në brendësi të fshatit
“A1 Report” ka transmetuar live momentet e ndërhyrjes së forcave speciale në fshatin e Lazaratit. Në pamjet e transmetuara, dukeshin qartë forcat e policisë të cilët kanë avancuar në brendësi të fshatit.

Në vijim të aksionit, në banesën e R.Gervenit u gjetën 150 kg drogë dhe 200 rrënjë kanabis, ndëra në banesën e E.Mahmutaj u gjetën 18 thasë me Kanabis. Po kështu, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit, janë gjetur edhe fidanë me marijuanë.


(Në video, pamjet (PA KOMENT) të transmetuara live me skype nga A1Report gjatë përparimit të policisë)

Tahiri: Vazhdon progresi i policisë në Lazarat
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po ndjek në vijimësi operacionin e forcave të policisë në Lazarat. Momentin kur forcat speciale kanë ndërhyrë në shtëpinë prej nga qëllohej me mitraloz në drejtim të forcave të policisë, e ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” ministri Tahiri.
 
“Vazhdon progresi. Policia tani gjendet në shtëpinë prej nga gjuante mitralozi i rëndë”, shkruan ministri Tahiri.

Policia: Merret nën kontroll vendi ku ndodhej mitralozi që qëllonte drejt policisë

Ndërkaq, Policia e Shtetit ka njoftuar se forcat speciale po përparojnë, duke theksuar se “është marrë nën kontroll objekti ku ishte vendosur mitralozi i rëndë që qëllonte me armë drejt policisë”.

Në vijim të aksionit që po zhvillohet në Lazarat, gjatë orëve të pasdites janë gjetur dhe sekuestruar 120 rrënjë kanabis sativa. Këto bimë janë nga 20 deri 50 centimetër të larta.

mitrolozi me logo
(Në foto: Mitrolozi në Lazarat dhe plumbi që qëllohej nga mitrolozi)
plumbi me logo

Kontroll banesës së Gate Mahmutajt, gjenden armë dhe një radio policie
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në shtëpinë e Gate Mahmutajt, rezulton se është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe tre armë zjarri tip kallashnikov. Ajo që bën më shumë përshtypje, është gjetja e një radioje policie, nëpërmjet së cilës ata survejonin lëvizjet e efektivëve të policisë në terren, duke u vënë kështu në dijeni të veprimeve të tyre.


(Video, policia në ambientet pranë banesës së Gate Mahmutaj)

Policia: Paraditen e sotme u asgjësuan 287 kg marijuanë, armë e municione
Aksioni i policisë në Lazarat po vijon nga ana e forcave të Policisë së Shtetit duke ushtruar kontroll në banesat e fshatit dhe tokat përreth tyre. Nga Policia e Shtetit njoftohet se “forcat policore janë të pajisura me mjete të posaçme për veprime kundër grupeve dhe bandave të armatosura dhe armatim i rëndë për t’iu përgjigjur reagimit me armë të grupit kriminal, gjatë veprimeve në terren”.
 
Ndërkaq, ditën njoftohet se për transportin e forcave dhe të pajisjeve policore janë përdorur dhe helikopterët.
 
Në operacionin e zhvilluar paraditen e sotme janë gjetur dhe asgjësuar mbi 287 kg marijuanë, si dhe sasi armatimi e municioni.
 
Kontrolle janë ushtruar në një numër të konsiderueshëm banesash si, dhe ambiente të tjera të fshatit. Ndërkaq, theksohet se Policia e Shtetit do të vijojë operacionin e ndërmarrë në Lazarat.
 
Dy helikopterë monitorojnë nga ajri, 200 police femra i bashkohen aksionit
Intensifikohet aksioni i policisë në Lazarat, ku mesditën e sotme dy helikopterë me Forca Speciale të policisë kanë mbërritur në zonën perëndimore të fshatit, ndërsa mësohet se dy helikopterët po monitorojnë zonën nga nga ajri.

Në këtë kuadër, rreth 200 police femra pritet t’i bashkohen aksionit antikanabis në Lazarat. Po sot forcat e policisë gjatë kontrollit në banesën e Lumturi Kolit ka zbuluar dhe asgjësuar 80 kg kanabis sativa. Më herët Lumturi Koli kishte akuzuar policinë për abuzime me kontrollet. Deri më tani policia ka marrë nën kontroll pjesën kryesore të fshatit, ndërsa shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre. Ndërkaq vijojnë kontrollet e rrepta të policisë në postoblloqet e ngritura në hyrje të Lazaratit. 

helikopteret
Dy Helikopterë monitorojnë situatën në Lazarat/ Foto të tjera



Plani i policise per te nderhyre ne qender te fshatit
Ora 09:50 Forcat e Policisë së Shtetit edhe gjatë ditës së sotme po vijojnë me depërtimin hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës. Gjatë veprimeve të tyre në terren forcat policore janë të pajisura me mjete të posaçme për veprime kundër grupeve dhe bandave të armatosura dhe armatim i rëndë për t’iu përgjigjur reagimit me armë të grupit kriminal. Në terren janë rreth 800 forca policore të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. 
Po ashtu janë rreth 60 automjete policie në lëvizje.

lazarat
Paralelisht me veprimet operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit në terren grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, kanë vijuar me veprimet për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale. Këto veprime po kryhen me korrektësi maksimale në respekt të plotë të ligjit, nën drejtimin e Prokrorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke garantuar një komunikim profesional dhe etik me banorët e fshatit Lazarat. 

Policia: Lazaratasit te qendrojne ne banesa, aksioni deri ne permbyshjen e objektivave
Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të fshatit Lazarat të qëndrojnë në banesat e tyre  dhe të asistojnë veprimet procedurale të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit do të vijojë me vendosmëri operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve deri në përmbushjen e plotë të objektivave.

lazarat
 5 dite aksion ne Lazarat, digjen 12 ton kanabis, 800 mije rrenje kanabis, zbulohen 2 laboratore dhe prangosen 13 bandite
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 80 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 12 ton e 800 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 80 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë. Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 13 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonëjsve të policisë apo për shkatërrim prone.

(Video, dita e 5-të e aksionit policor në Lazarat)


A1 REPORT në Lazarat, "braktisen" shtëpuitë"
Sipas gazetares së A1 Report Jerola Ziaj, e cila ndodhet në fshatin e Lazaratit për të përcjellë në kohë reale për teleshikuesit gjithçka ndodh, policia ka intensifikuar aksionin ku policia pritet t'i drejtohet qendrës së Lazaratit, ndërsa ky intensifikim do të vijojë përgjatë gjithë mbrëmjes. Të shtënat raportohen se vijojnë të jenë si nga kriminelët ashtu edhe nga policia, ndërsa deri më tani nuk raportohen të lënduar.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës