Tuneli i Kalimashit në Kukës ishte shndërruar kohët e fundit në pistën e preferuar për “shoferët e vdekjes” për shpejtësi ekstreme.
Pas denoncimit të media të të paktën dy rasteve me shpejtësi mbi 300 km/h, Policia Rrugore ka marrë masa të menjëhershme, duke vendosur radarët e shpejtësisë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia njoftoi se janë pezulluar edhe 38 leje drejtimi. “Shpejtësia tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit, ka bërë që Policia të vendosë radarët e kontrollit të shpejtësisë. Si rezultat, janë pezulluar 38 leje drejtimi automjeti. Puna vijon ende”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Këto masa, sipas Policisë, vijnë me qëllim shmangien e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.
/Shqiptarja.com

VIDEO