Policia rrugore ka vijuar kontrollet me radar edhe mbrëmjen e djeshme në Tiranë, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Nga kontrollet që janë kryer, policia bën me dije se është konstatuar një drejtues mjeti 36- vjeçari K.D, i cili drejtonte mjetin në gjendje te dehur në masën 0.81 mg/l.
Po ashtu edhe një 27 vjeçar me iniciale D.H drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.58 mg/l. Të dy personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici.
Ndërkohë policia rrugore ka bërë thirrje për personat që frekuentojnë jetën e natës dhe drejtuesit e mjeteve, që të përdorin transportin publik në fundjava, me qëllim që të shmangin rrezikun nga aksidentet e mundshme.