TIRANE - Nisma e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të parandaluar aksidentet ka nisur të aplikohet edhe në lokalet e natës në Tiranë.

Në ekranin e madh të skenës së lokaleve të natës është shfaqur një mesazh sensibilizues ku shkruhej “mos i jep makinës nëse ke pirë alkool”. Mesa duket, policia ka shkuar në “zemër” të fenomenit për të parandaluar aksidentet.

Nga të dhënat rezulton se shumë të rinj që konsumojnë alkool pasi dalin nga pub-et drejtojnë makinën duke shkaktuar aksidente. Gjatë fundjavave policia ndalon disa drejtues automjetesh në orët e vona të natës, të cilët drejtojnë makinën në gjendje të dehur.

E pikërisht, këtë fundjavë, dy oficerë të policisë rrugore u shfaqën në skenën e një lokali nate në kryeqytet për të dhënë mesazhin sensibiluzes për të mos drejtuar makinën kur kanë konsumuar alkool mbi normën e lejuar.

Kjo nismë vjen në një periudhë kur pubet janë plot, kjo edhe për shkak të sezonit turistik.


mos drejtoni makinen te dehur



(v.gj/shqiptarja.com)