Policia ka bërë publik lajmin të cilin e ka shoqëruar me fotografi të parcelave të mbjella dhe të momentit të asgjësimit të tyre.
Operacioni antikanabis është përqendruar në fshatin Qinam të Ersekës, i cili është rreth 2 orë larg rrugës nacionale. Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar dhe kultivuesit kishin instaluar edhe sistem vaditje.
Sipas dyshimeve disa efektivë të policisë së Ersekës kanë lidhje më kultivuesit e drogës ndaj Policia e Shtetit ka informuar vetëm Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë duke e mbajtur informacionin të fshehtë për policinë lokale.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vend nëpërmjet djegies. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com