Report Tv ka siguruar pamjet e shpërthimit me tritol në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës, Pëllumb Vukaj. Duket qartë dëmi i madh që ka shkaktuar lënda plasëse pasi është shembur një pjesë muri dhe janë thyer xhamat e dyert e banesës. Edhe automjeti është tërësisht i shkatërruar. Nuk dihet ende sa ishte sasia e tritolit të hedhur, por ka shkaktuar tronditje të madhe në banesë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Shpërthim me tritol në banesën e efektivit në Shkodër, e gjithë familja ishte brenda! Dëshmia në polici: Nuk kam konflikte me askënd