Policja 22-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit, arrestohet i dashuri! Fshiu sms në telefonin e saj sapo e gjeti të pajetë (EMRI)

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 22 vjeçare, Aldorjana Loshi që u vetëvra pasditen e djeshme në banesën e saj.

28 vjeçari nga Kamza, i identifikuar si Endri Nika akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen. Dje e telefonoi disa herë, por nuk iu përgjigj” informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.

"Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases Aldorjana Loshi, dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen Aldorjana Loshi, në telefonin e saj" konfirmoi policia e Tiranës

Mësohet se dhe i ati i 28 vjeçarit punonte në të njëjtin komisariat ku punonte dhe e reja

gjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit 2024  në banesën ku jetonte vajza në rrugën "Todi Shkurti".  Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 është gjetur pa shenja jete nga i dashur i saj

Arrestimi i 28 vjeçarit për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" është bërë gjatë natës nga policia specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1. 

Burime bëjnë me dije se djali ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen. Ndërkohë ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur.

Aldorjana Loshi ishte me origjinë nga Mirdita. Një vit më parë kishte humbur të atin në një aksident rrugor dhe bashkë me të ëmën dhe të vëllanë jetonin në Tiranë.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
U vetëvra me armën e shërbimit, policja 22 vjeçare do të varroset në vendlindje

1716630120_aldorjanaloshi.jpg

Aldorjana Loshi, 22-vjecarja që u vetevrare me armën e shërbimit në Tiranë do të përcillet neser në banesën e fundit në vendlindjen e saj. Në njoftim thuhet se funelari do të bëhet në katedralen e Rreshenit, paraditen e së dieles e më pas kortezhi mortor do të udhëtojë drejt fshatit Konaj, aty ku do të prehet efektivja e policise që I dha fund jetës tragjikisht.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E cfare pastaj?: 25/05/2024 13:20

    Vret vedin se ben debat e duhet arrestohet i dashuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim