Politano zyrtarizohet te Napoli, Flamengo blen Gabigol për 17 mln euro

Politano zyrtarizohet te Napoli, Flamengo blen Gabigol për 17 mln euro

E marta ka qenë një ditë intensive për Interin pasi përveç Eriksen klubi ka bërë edhe dy levizje të tjera në merkato, por këtë herë në dalje. Pasi dështoi transferimi te Roma Mateo Politano sot është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Napolit. Mëngjarashi i cili humbi terren me Antonio Conte-n është huzuar për 18 muaj te skuadra e Aurelio De Laurentiis, ndërsa në kontratë ekzkiton edhe opsioini i blerjes përfundimtare.

Huazimi Napolit do t’i kushtojë 2 mln euro, ndërsa në raste blerje të kaltërit do të duhet të pagujnë 19 mln të tjera. Në total operacioni mund të shkojë 20 mln euro, 1 më pak se ç’pagun zikaltërit për të marrë Eriksen.

Ndërkohë është larguar përfundimisht nga zikaltërit edhe braziliani Gabigol. Inter dhe Flamengo kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shitjen e futbollistit mbi bazën e 17 mln eurove. 23-vjeçari që sezonin e fundit shënoi 34 gola në të gjithë kompeticionet me bluzen e Flamengos ka firmosur për tre vite e gjysmë.

Gabigol, ose ndryshe i njohur me emrin Gabriel Barbosa, u ble nga Inter për 30 mln euro nga Santos në verën e 2016, por me zikaltërit ai luajti vetëm 10 ndeshje dhe realizoi 1 gol.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje