Politico: Donald Tusk është njeriu më me influencë në Europë, pasohet nga Zelensky! Zbuloni listën që pasohen pas dy liderëve

Politico: Donald Tusk është njeriu më me influencë në Europë, pasohet nga Zelensky! Zbuloni listën që pasohen pas dy liderëve

Prestigjozja europiane publikoi një listë të personave më me ndikim në Europë për të cilët beson se do të formësojnë vitin 2024. Përveç personit më të fuqishëm në kontinentin e vjetër, lista është e ndarë në tre kategori, ëndërrimtarë, përçarës dhe ata që besohet se punojnë më shumë.

Sipas zgjedhjes së Politico, personi më me ndikim në Europë do të jetë kreu i opozitës në Poloni dhe me shumë gjasa kryeministri i ardhshëm Donald Tusk. Tusk pason presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si personi më i fuqishëm në Europë.

Pjesë e listës janë gjithashtu 10 gra. Mes 28 personave më me ndikim janë dhe dy persona nën 40 vjeç: Jenni Hermoso, ylli spanjoll i futbollit që është kthyer në një ikonë për feminizmin, dhe Tom Van Grieken, lider i partisë belge të Vlaams Belang.

Presidenti francez Emmanuel Macron është anëtari i listës që ka qEnë me shpesh pjesë e listës  së Politico.

Lista e punëbërësve

  1. Georgia Meloni (Kryeministrja e Italisë)
  2.  Ursula von der Leyen(Presidentja e Komisionit Europian)
  3. Emmanuel Macron( Presidenti i Francës)
  4. Andriy Yermak (Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës)
  5. Recep Tayyip Erdogan( Presidenti i Turqisë)
  6. Maros Sefcovic( Zëvendës President i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale)
  7. Marine Le Pen (Liderja e ekstremit të djathtë francez)
  8. Christine Lagarde (Presidentja e Bankës Qendrore Europiane)
  9. Keir Starmer ( Kryetari i Partisë së Punës)

Lista e “përçarësve”

  1. Elvira Nabiullina (Guvernatorja e Bankës së Rusisë)
  2. Carles Puigdemont ( Deputet i Parlamentit Europian)
  3. Viktor Orban (Kryeministër i Hungarisë)
  4. Annalena Baerbock (Ministrja e Jashtme gjermane)
  5. Manfred Weber (President i Partisë Popullore Europiane)
  6. Tom Van Grieken (politikan dhe autor belg i cili ka shërbyer si udhëheqës i Vlaams Belang që nga 2014)
  7. Jovita Neliupsiene (ish-ambasadorja e Lituanisë në Bashkimin Europian)
  8. Bidzina Ivanishvili (Ish-kryeministri i Gjeorgjisë)
  9. Bjorn Hocke ( anëtar i Partisë Alternativa për Gjermaninë)

Ëndërrimtarët 

  1. Volodymyr Zelenskyy (President i Ukrainës)
  2. Alexei Navalny (Lideri i opozitës në Rusi)
  3. Gerald Darmanin ( Miinistrër i Brendshëm i Francës)
  4. Roberta Metsola (Presidentja e Parlamentit Europian)
  5. Mary Lou McDonald (Lidere e partisë politike Sinn Fein, Irlandë)
  6. Petr Pavel (Presidenti i Republikës Çeke)
  7. Thomas Bach (President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar)
  8. Nigel Farage ( Udhëheqës i reformës Brexit)
  9. Jenni Hermoso ( Futbolliste spanjolle)

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë