E diel 13 shtator 1998
 
Ora 00.30 Partia Demokratike jep konferencë shtypi. Berisha deklaron: “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani. Në atentatin e parë më kishte thënë: jam i lumtur që vdes për ty. E kishte fjalën për demokracinë”.
 
Ora 08.30 Ministria e Rendit vë në dispozicion të informacioneve të ngjarjes shumën 50-100 mijë USD.
 
Ora 10.00 Partia Demokratike jep konferencë për shtyp. Berisha
deklaron: Brenda 24 orëve Nano të japë dorëheqjen. Kryetari i PD-së për Tiranën Vili Minarolli deklaron: të mbahen tre ditë zie. Në deklaratë thuhej se vrasjen e ka kryer shefi i Rendit të Tropojës Jaho Salihi, që, sipas PD-së, ka qenë me katër makina policie. Vrasësi ka dalë nga makina me targë VL 06076
 
Ora 10.00 Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron në TVSH:
Një nga pistat e vrasjes është një nga versionet e PD-së që akuzon si autor të ngjarjes shefin e Rendit të Komisariatin e Tropojës Jaho Salihi. Ministria e Rendit shpall kërkimin për vrasësin. Teta deklaron se Salihi është paraqitur në punë në orën 07.15 të kësaj dite. Prezenca e tij konfirmohet nga i plofuqishmi i qeverisë në këtë rreth, Taulant Dedja.


Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)