Zgjedhja Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelajt, Murrizi në '45 Minuta': Sot veproi ligji i ri, ka përgjegjësi të madhe

Zgjedhja Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelajt, Murrizi në '45 Minuta': Sot veproi ligji i ri, ka përgjegjësi të madhe

Ditën e sotme në emisionin '45 minuta' me gazetarin Denis Minga, ka qenë i ftuar nën kryetari i Parlamentit, Myslym Murrizi. Ky i fundit ka komentuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm duke thënë se Olsian Çela u votuat sipas ligjit të ri dhe tashmë politika e ka të vështirë që të ketë ndikim tek ky institucion dhe tek ai që e kryeson. Edhe nëse Çela nuk do të votohej në Kuvend automatikisht ai do të kalonte në detyrë për shkak se ishte i renditur i pari në listë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Zgjedhje të parakohshme? Murrizi: I gatshëm që nesër, por duhen lista të hapura

1575559808_murrizi433.jpg
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslym Murrizi i pyetur nëse do të ketë së shpejti një marrëveshje politike dhe për zgjedhje të parakohshme është shprehur se nëse bëhen ndryshimet në Reformën Zgjedhore, është i gatshëm që të hyjë në zgjedhje që nesër.

Minga: Si e shpjegoni, gjuhën e Ramës, ku sot tha për opozitën në Kuvend "Rrini mirë edhe pak kohë sa jeni këtu mos u konsumoni edhe pak kohë" Mund të ketë marrëveshje zgjedhje të parakohshme?

Murrizi: "Ishalla bëhen. Po ka këllqe, edhe fytyrë, hajde bëjmë ndryshimet në reformën Zgjedhore dhe të hyjmë në zgjedhje që nesër. Hapim listat që ti zgjedhin qytetarët. Do të fëlliqen. Të shikojmë sa e vlerësojnë. Me të puthmen e qenëve dhe shoën me shkopin magjik. Po që se është kaq burrë, hapim listat." tha Murrizi.

Ora 16:36
Zgjedhja e anëtarët të rinj të KED-së, Murrizi në '45 minuta': Po bëhet e njëjta lojë e mazhorancës dhe presidentit

"Asnjëherë nuk ka pas divergjenca. Janë 5-6 shokë me nja 2 shoqe, që prej 91 tallen me shqiptarët. Nuk i ndan dhe nuk i dallon dot", kështu është shprehur Myslym Murrizi, i pyetur nëse do të ketë një kompromis mes Metës, dhe Mazhorancës, për sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të rinj për vitin 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

"KLGJ sot ka legjitimuar dekretin e Metës, ndërsa mazhoranca sot ka pranuar publikisht. Sot është bërë fakt. Të njëjtën lojë që kanë ndërtuar më parë." ka shtuar më pas Murrizi.

Ditën e sotme janë zgjedhur anëtarët e rinj për vitin 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ata janë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, Ardian Dvorani si kandidat i vetëm nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.

Ora 16:35
Zgjedhja Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelajt, Murrizi: Sot veproi ligji i ri, ka përgjegjësi të madhe

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi i ftuar në emisionin '45 Minuta' me gazetarin, Denis Minga, ka folur rreth zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Vetë Murrizi ka qenë një nga deputetët që votuan pro zgjedhjes së Çelajt, ndërsa ka thënë se ishte një konsensus votimi.

'Më parë Kryeprokurorët zgjedheshin nga politika me 84 , ndërsa sot është e detyruar, se edhe nëse nuk e zgjedh, i pari i renditur nga KLP, do të jetë Prokuror i Përgjithshëm, E njëjta gjë do të ndodh me Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Dosjet e hapura duhet të ishin mbyll. Përgjegjësit e dosjeve duhet të kishin marrë dënimin. Në këto vite Gjykatat e Lartë e institucionet e tjera janë një me kryeministrin. Besimi i madh është një gurë i rëndë për atë që e merr. Ky sot nëse e mendon veten vasal të mazhorancës... ky është një post siç ke riskun ke edhe briskun. Çdo KÇK e ka nënë në Kuvend. Sot kemi prokuror të zgjedhur nga ligji i ri." tha Murrizi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/12/2019 17:17

    Ore Myslym ka ardhur koha ta ndërosh pak emrin . Sadet, Xhevded, Hyqmet , Bexhet etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja