Politika shqiptare uron Abazoviçin, Rama: Ballkani me 3 kryeministra shqiptarë! Meta: Shpresëplotë se marrëdhëniet tona do fuqizohen! Basha: Të priftë e mbara

Politika shqiptare uron Abazoviçin, Rama: Ballkani me 3 kryeministra shqiptarë! Meta: Shpresëplotë se marrëdhëniet tona do fuqizohen! Basha: Të priftë e mbara

Dritan Abazoviç

Politika shqiptare ka uruar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pasi u zgjodh sot si kryeministër. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Abazoviç në ndërsa shkruan se si tre shqiptarë kryeministra në rajon iu takon që të japim provën si ndërtues urash për paqe.

Presidenti Ilir Meta shkruan se është shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Nga ana tjetër edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka uruar kryeministrin e Malit të Zi, për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi. Sipas Bashës, zgjedhja e Abazoviç si kryeministër është një moment historik për kombin shqiptar.

Në urimin e saj, Kryemadhi thotë se si dy vende mike fqinje dhe aspirantë drejt BE-së, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpreson për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:30
Alibeaj uron Abazoviç: Sukses historik! Synon të japë kontribut të drejtpërdrejtë në paqen e stabilitetin e rajonit

1651163286_Sequence03.00051714.Still018.jpg

Sukses historik. Kështu e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj fitoren e Dritan Abazoviç, i cili u zgjodh si kryeministër i Malit të Zi. Me anë të një reagimi, Alibeaj i uron suksese duke i thënë se ka mbështetjen e plotë të PD në detyrën e tij dhe të qeverisë që do të drejtojë.

“Zgjedhja e Dritan Abazovic si Kryeministër i ri i Malit të Zi, është një sukses historik për shqiptarët në Mal të Zi dhe për krejt shqiptarët në Ballkan. Tashmë qeveria e Malit të Zi do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, me synimin për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në paqen e stabilitetin e rajonit, dhe akoma me më rëndësi, në orientimin e palëkundur euroatlantik të Ballkanit.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj suksese Dritanit për detyrën e re si kryeministër i Malit të Zi duke  e siguruar në të njëjtën kohë për  mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike në detyrën e tij dhe të qeverisë që do të drejtojë drejt bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe ecurisë së mëtejshme të Malit të Zi drejt proceseve integruese europiane dhe euroatlantike”, shkruan Alibeaj.

Ora 21:46
Nikolla uron Abazoviç për fitoren: Përfaqësimi i shqiptarëve në Mal të Zi do të rritet

1650787387_KRLINDITANIKOLLAframe4371024x576.jpg

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar Kryeministrin e ri të Malit të Zi, politikanin shqiptar, Dritan Abazoviç.

“Urime dhe suksese Kryeministrit Dritan Abazovic dhe Qeverisë së re të Malit të Zi! Jam e bindur se bashkëpunimi shumë i mirë midis dy vendeve tona do të vijojë dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Republikën fqinjë do të rritet e zgjerohet.”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Ora 21:29
Zgjedhja e Abazoviç, Kryemadhi: Shpresojmë për një bashkëpunim konkret për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas zgjedhjes së tij si kryeministër.

‘Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapo zgjedhur të Malit të Zi. Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian. Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona.’- shkruan Kryemadhi.

Ora 20:56
Abazoviç në krye të qeverisë në Mal të Zi, Basha: Moment historik për kombin shqiptar! Të priftë e mbara

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi. Sipas Bashës, zgjedhja e Abazoviç si kryeministër është një moment historik për kombin shqiptar.

“Urimet më të përzemërta Dritan Abazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara Dritan Abazovic", shkruan Basha.

Ora 20:45
Meta uron Abazoviç: Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do fuqizohen

Presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç, që u zgjodh në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Urime të përzemërta dhe shumë suksese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Meta.

Ora 20:12
Rama uron Abazoviç: Ballkani 6 shtete, me 3 kryeministra shqiptar! Të japim provën si ndërtues urash për paqe

Kryeministri Edi Rama uron Dritan Abazoviç. 

"I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë", tha Rama. 

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 29/04/2022 08:02

    Urojn keta lakejt tane.Keta qe si vijn as te maja e gishtit. Keta qe i kane marr diplomat fallco. Keta letyra qe i kane bere universitetet mbasi u bene deputete.

    Përgjigju
  • Mondi: 29/04/2022 04:10

    A jeni burra me zgjedh edhe 1 kryeminister shqiptar ne serbi ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj