Politika shqiptare i uron Trump
fitoren: Forcim marrëdhenieve me SHBA

Politika shqiptare i uron Trump<br />fitoren: Forcim marrëdhenieve me SHBA
Politika shqiptare ka uruar në unison zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zv/kryeministri Niko Peleshi, kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe Presidenti Bujar Nishani, u shprehën se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në do të mbeten të pandryshuara. Urimet e politikanëve shqiptarë u bënë nga "Mëngjesi zgjedhor" i organizuar nga ambasada amerikane në hotel "Plaza" në Tiranë.

Nishani: Marrëdhëniet me SHBA s'ndërtohen në bazë deklaratash të individëve
Nga "Mëngjesi Zgjedhor" i organizuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, presidenti Nishani uroi zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA. "Urimet më të mira popullit amerikan për demonstrimin e formës më të lartë të demokracisë dhe njëkohësisht rikonfirmim e një vije tradicionale të konsoliduar mes shqiptarëve dhe popullit amerikan", u shpreh Nishani.   
 
Nishani tha se tashmë për SHBA-në nis një erë e re dhe një dimensioni të ri mes bashkëpunimit të SHBA dhe partnerëve të tyre dhe normalisht forcimin e bashkëpunimit edhe me Shqipërinë.
 
"Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA nuk bazohen në deklarata në bazë individësh. Duhet të jemi koshientë që janë marrëdhënie mes shteteve. Miqësia e amerikanëve me shqiptarët është një miqësi e konsoliduar tashmë. Sfida është si do të qasemi drejt modelit të demokracisë dhe ajo që na përputh me njëri-tjetrin"




Rama: I uroj Trump fitoren, forcim marrëdhënies strategjike me SHBA
Kryeministri Edi Rama ka uruar zgjedhjen e republikanit Donald Trump President të SHBA-ve, duke shprehur njëherazi zhgënjimin për humbjen e kandidates demokrate, Hillary Cinton, të cilën ai e quan mike të shqiptarëve.

Rama shkruan në një postim në Facebook se, Trump ia doli të bindë amerikanët të votonin alternativën e tij. 
 
"Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptareve, Hillary Clinton, nuk ia doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara.
 
Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativen e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanet dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bejnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane"
, shkruan Rama . 


Meta: Mundësi për të lulëzuar më tej raportet me SHBA
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e sheh zgjedhjen e Donald Trump President të SHBA, si një mundësi për të lulëzuar më tej raportet me SHBA-në.
 
Gjatë një prononcimi për Report Tv, Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Rama për Trump, duke theksuar se nuk do kenë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
"Nuk besoj se do të ketë ndikim. Është marrëdhënie solide mes dy vendeve, e konsoliduar gjatë ndërtimit të SHBA dhe Shqipërisë nga forca të alternuara politike. Është një partner strategjik dhe s;do ketë ndonjë ndryshim të rëndësishëm. mund të ketë një mundësi për një lulëzim të mëtejshëm të raporteve shqiptaro-amerikane. Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ndikohen nga raportet apo qëndrimet e cilitdo. Janë marrëdhënie të cilat kanë një perspektivë tjetër, shumë më strategjike sa e mendojmë ne", u shpreh Meta. 

Kreu i Kuvendit theksoi gjithashtu se zgjedhjet në SHBA janë një standard për të gjithë botën demokratike. Sipas tij, urimi i Clinton për fitoren e Trump, është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga politikanët shqiptarë.  





Basha: Amerikanët i dhanë një mesazh botës
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi zgjedhjen e republikanit Donald Trump President të SHBA-ve.
 
Në një prononcim për Report Tv, Basha tha se amerikanët i dhanë një mesazh botës.
 
"Urimin e përcolla përmes ambasadorit Lu. Shpreha bindjen time se kjo është një ditë e madhe, një mesazh i çmuar që amerikanët i japin botës se fati i demokracisë është në duart e qytetarëve", u shpreh Basha. 



​Peleshi: Qëndrimet e Ramës s'ndikojnë raportet me SHBA
Zv/kryeministri Niko Peleshi nuk mendon se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
Gjatë një prononcimi për Report Tv nga hotel "Plaza" ku ambasada e SHBA-së organizoi pritjen me politikanët shqiptarë dhe njerëz të medias, gjatë numërimit të votave në SHBA, Peleshi tha se Trump ka ndryshuar disa nga qëndrimet e mëparshme.
 
"Ka një rezultat surprizë, shumë larg projeksioneve të sondazheve, por është vullneti i qytetarëve amerikanë. Nuk më takon t'i komentoj në këto momente, por ka qenë një reagim pas një deklarimi jo në interes të shqiptarëve. Por Trump i ka ndryshuar qëndrimet me kalimin e kohës dhe nuk besoj se është një gjë e rëndësishme për t'u mbajtur mend. Kryeministri ka mbajtur qëndrim pas një deklarate që nuk shkonte në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve", deklaroi Peleshi.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social