Kryeministri Edi Rama ka uruar mbrëmjen e sotme presidenten sapo zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rama e ka quajtur një vendim të mirë për Europën por dhe për Shqipërinë zgjedhjen e Von der Leyen  në krye të Komisionit Europian. Sipas, Ramës Ursula von der Leyen ëhstë një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur.

"Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur" shkruan Rama.

Po kështu një urim për presidenten e re të KE ka bërë dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

"Urimet më të sinqerta gruas së parë të zgjedhur si Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen.  Jam e bindur se nën drejtimin tuaj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si një aleate e palëkundur e vlerave europiane!"

Kujtojmë se jo më larg se ditën e djeshme, Von der Leyen ka dhënë një premtim duke thënë se do të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.