Politika uron 1 Qershorin, zotim për
 të ardhme më të mirë të fëmijëve

Politika uron 1 Qershorin, zotim për<br /> të ardhme më të mirë të fëmijëve
Politikanë shqiptarë kanë uruar sot Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve ndërsa merrnin pjesë në disa ceremoni festive të zhvilluara me këtë rast.
Gjatë aktiviteteve festive dhe kulturore, përfaqësuesit e politikës kanë shprehur angazhimin për një kujdes të veçantë ndaj të ardhmes së fëmijëve, krijimin e mundësive për një jetë të qetë e të shëndetshme të tyren.
 
Kryetari Kuvendit Ilir Meta, u zotua gjatë një takimi festiv me fëmijët e Prezës se politika do të angazhohet për një të ardhme sa më të gëzuar të fëmijëve shqiptarë.
 
“Sot në 1 qershor ne të gjithë angazhohemi edhe për një të ardhme të ndritur për fëmijët e Prezës në mënyrë të veçantë, për një të ardhme sa më të gëzuar, për një të ardhme me mundësi të shkëlqyera në mënyrë që ata të arsimohen, të edukohen, por edhe ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu në këtë mrekulli të jashtëzakonshme që ka krijuar natyra. Këtu ku janë të gjitha resurset që kjo zonë të jetë një nga zonat më të zhvilluara të gjithë vendit dhe këta fëmijë të jetojnë vërtetë me standarde evropiane në çdo aspekt të jetës së tyre. Gëzuar të gjithë fëmijëve dhe të gjithë prindërve”,- tha z. Meta.

Të pranishëm në aktivitet festiv ishin edhe Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku. 
meta

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë në një prej aktiviteteve festive që Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë zhvilloi në kuadër të 1 Qershorit.

Nga festa që nxënës e fëmijë zhvilluan në sheshin “Shtraus”, Ministrja uroi fëmijët për festën e tyre.Festa e fëmijëve u ndje sot, në çdo lagje të Tiranës, ku DAR kishte organizuar aktivitete të ndryshme.

Ministrja Nikolla ishte gjithashtu e pranishme në Spitalin Pediatrik, ku nxënës të disa shkollave shpërndanë dhurata për fëmijët e shtruar në këtë spital, duke mundësuar edhe për ta një atmosferë feste.
Ministrja vlerësoi nxënësit që morën këtë nismë, që ndër të tjera demonstron se si mund të funksionojë mjaft mirë shkolla si qendër komunitare. 

“Ky veprim sot, është një mësim për të gjithë ne dhe me anë të këtyre iniciativave, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të jemi krah jush që aktivitete të tilla t’i bëjmë gjithnjë e më shumë pjesë të shkollës. Të gjithë do të punojmë fort që çdo ditë e jetës suaj, të jetë ditë feste me ëndrra dhe shpresa për të ardhmen”, tha Nikolla.

Ky aktivitet pranë fëmijëve të sëmurë ishte nismë e një grupi fëmijësh të shkollave si, “Jeronim De Rada", "Fan Noli", "Avni Rustemi", "Edit Durham" dhe "Faik Konica", të kryesuar nga nxënësja 10 vjeçare Ejona Buxhelaj që të ardhurat e mbledhura nga shitja e revistës “Bota e fëmijëve”, i shpenzoi për fëmijët e shtruar në spital.
 
 
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte e pranishme në aktivitetin e organizuar me këtë rast me fëmijët e ushtarakëve.

Aktiviteti ishte konceptuar mbi bazën e një skenari tre planësh: ekspozitë pikture, koncert me këngë dhe recitime dhe aktivitete sportive nga fëmijët e ushtarakëve që ndjekin kurset përkatëse në Qendrën e Kulturës të FA.

Në takim më 70 fëmijet pjesëmarrës në këtë koncert, ministri Kodheli u shpreh: “Fëmijët duan të gëzojnë pa dhunë dhe me sa më shumë dashuri. Fëmijët duhet ta kenë çdo ditë 1 Qershor. Kjo nuk është e thjeshtë, por dhe jo e pamundur. Një shoqe më shkruante në facebook se një lule bën kopshtin tim, një mik bën gjithë botën. Mjafton një fëmijë për të realizuar të ardhmen”. 

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli u ndal dhe vizitoi ekspozitën me piktura dhe punime të 100 autorëve fëmijë të ushtarakëve, të cilat ishin ekspozuar në rreth 30 stenda me rreth 250 piktura të ndryshme.
koedheli
 
 Dhjetëra fëmijë të kopshteve Nr.2, “Ylber” dhe “Mehmet Akif” të kryeqytetit vizituan paraditen e sotme ambientet e Shërbimit Zjarrfikës Tiranë.

Të shoqëruar nga edukatret dhe nga stafi i PMNZSH, fëmijët u njohën me punën e përditshme të këtij institucioni, mjetet logjistike dhe përgatitjen fizike.

Në fjalën e tij përshëndetëse Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, theksoi se urimi në këtë ditë shkon jo vetëm për fëmijët, por edhe për edukatoret që u kanë dhënë atyrë alternativa të mrekullueshme mësimdhënie.

“Një ndër këto alternativa është edhe kjo vizitë në Shërbimin Zjarrfikes ku fëmijët njihen sadopak me punën e palodhur që djemtë e vajzat bëjnë përditë në dobi të jetës” – tha Vorpsi
femijet

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim