Politika uron Fiter Bajramin:Gëzuar! 
"Çdo e mirë vjen pas sakrificës"

Krerët më të lartë të politikës, kanë uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ajo që ra ishte se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, nuk ishin të pranishëm por dërguan përfaqësuesit e tyre politik për të bërë urimet.

“Festa e Fiter Bajramit është festa e mbylljes së muajiit të sakfrificës, në emër të dashurisë.Uroj që harmonia dhe paqja e këtij muajit të shtrihet gjithë vitin. Në emër të qeverisë shqiptare unë dua të uroj të gjithë besimarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit dhe qeveria shqiptare këtë vit e zgjidhi problemin për ndërtimin e xhamisë për të gjithë besimtarët, si dhe së bashku me katedralen, janë dëshmi e promovimit që qeveria shqiptare po i ben harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri”, - tha Klosi në një prononcim për mediat pas vizitës në Komunitetin Mysliman, duke uruar edhe në emër të qeverisë. 

Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes rrjetit social Facebook duke publikuar edhe një kartolinë urimi.

edi rama

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në ditën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për median, pranë ambjenteve të Komuniteti Mysliman në Tiranë, Paloka uroi, “Gëzuar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Në emër të gjithë demokratëve i uroj gëzuar festën të gjithë besimtarëve myslimane. Kjo festë është një festë e cila vjen pas një sakrifice fizike dhe shpirtërore”.

Të gjithë ne duhet të kuptojmë se të gjitha të mirat na vijnë nga sakrifica. Gëzuar festën e Fiter-Bajramit të gjithë besimtarëve në Shqipëri dhe në botë”, tha Paloka. /ATSH/
edi paloka

Presidenti i Republikës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Odeta, uroi besimtarët .

“Urimet më të mira e të përzemërta për besimtarët myslimanë. Uroj të gjithë shqiptarët për mirëqënie e mirësi. Festa vjen pas sakrificës, ç’ka na tregon se pas kësaj vjen festa e gëzimi”, - tha Presidenti Nishani.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen