BERISHA: TE NDEROJME SAKRIFICEN
“Vendimi për tu përkushtuar e nderuar Zotin në këtë verë kaq të nxehtë për të sakrifikuar e provuar veten edhe nga uji është frymëzuese pë të gjithë njerëzit. Nuk ka përkushtim më epror se përkushtimi i njeriut ndaj Zotit.” - tha Berisha duke përcjellë urimin “që Bajramin tjetër ta festojmë më mirë dhe më të begatë siç e meritojmë”
TOPALLI: OBLIGIM TE NDIHMOJME NJERI- TJETRIN
“Sot është dita për të menduar edhe pë rata që kanë nevojë. Është obligim për ti shërbyer njeri tjetrit kur kemi nevojë”- tha Topalli pas vizitës në komunitetit musliman.
PS: T'I JAPIM VENDIT RILINDJEN E RE
Nga PS urimin në komunitetin musliman e përcolli Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ndërsa kryetari Rama përcolli mesazhin nëpërmjet rrjetit social Tëitter. “Në emër të familjen sonë të madhe politike, Partisë Socialiste dhe të kryetari të saj, Edi Rama, kërkojmë që në këtë ditë të sakrificës, mirësisë dhe respektit për njëri tjetrit, t'i urojmë gjithë qytetarëve shqiptarë mbarësi. Të marrin nga e mira e kësaj feste, të marrin nga bukuria e kësaj feste dhe të gjithë së bashku të kemi mundësinë ti japim këtë vendi një rilindje të re- tha Klosi.
(sg/shqiptarja.com)