Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thërriti mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, rezulton se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Nikolla takoi kryetarët e grupeve parlamentare veçmas dhe në orare të ndryshme. Në përfundim të takimeve, doli në konferencë për mediat dhe tha se rasti është tronditës, ndaj kërkohet ndërhyrja e Kuvendit. Nikolla tha se Autoriteti i Dosjeve kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, ndaj thirri kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve. Në përfundim, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Mesila Doda tha se duhet të bëhet ligj që largon të kaluarën e errët ndërsa Nikollës i ka kërkuar që të bëjë pastërtinë e figurës për deputetët.
Ndërsa kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se do të flasë me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen.
Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të verifikuar edhe politikanët e lartë që dolën të pastër nga dy Komisionet në vitet '90. Një ditë më parë, Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të ndryshoj ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe akoma më keq mbrohen me një klauzolë të veçantë, nëse kanë kaluar “filtrin” e atij që quhej Komisioni Mezini dhe me pas Bezhani pas vitit 1997.
Kjo klauzolë, duket se është vendosur qëllimshëm për t'i dhënë legjitimitet, mos kontrollit të hollësishëm të dosjeve dhe mbrojtjen e shumë politikanëve të lartë që kanë qenë pjesë e strukturave bashkëpunuese me Sigurimin e Shtetit. Disa media aludojnë se bëhet fjalë për Ilir Metën pasi inicialet korrespondojnë, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim.
Për zbulimin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit ka reaguar edhe bashkëpunëtori i Ilir Metës, Tedi Blushi duke thënë se kanë merakun e patronazhistëve të komunizmit dhe i kërkoi që të nxjerrin çdo dokument në mënyrë që të jenë sa më transparentë. Ende nuk dihet identiteti i plotë i politikanit me inicialet I.M., por reagimi i Blushit, ish këshilltar i Metës në presidencë dhe tashmë bashkëpunëtor në Partinë e Lirisë shton dyshimet se mund të jetë Ilir Meta.
Enkelejd Alibeaj ka reaguar për takimin që pati me Lindita Nikollën për dosjen e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit duke thënë se mbështet hapjen e vërtetë të dosjeve ndërsa thekson se transparenca e munguar është drejtësi e mohuar për shqiptarët që vuajtën në diktaturë.
“Sot paradite pata një ftesë të papritur nga Kryetarja e Kuvendit zonja Lindita Nikolla. Kërkoi të më vinte në dijeni të materialeve të mbërritura nga Autoriteti i Dosjeve, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Refuzova të njihesha me detajet e dosjes sekrete të politikanit me inicialet I.M.! Për mua si politikan dhe për PD-në si parti e themeluar mbi parimet e transparencës, standardet dhe jo emrat e përveçëm, janë të rëndësishme për funksionimin normal të demokracisë. I bëra me dije Kryetares së Kuvendit se qëndrimi i PD-së për çështjen e dosjeve ka qenë koherent dhe vijon të mbetet i pandryshuar. Shoqëria dhe shteti shqiptar ka nevojë uluritëse të dekomunistizohet.
Ne kemi qenë ata që kemi kërkuar përjashtimin e sigurimsave nga emërimet në reformën në drejtësi dhe ia kemi arritur. PD jo vetëm ka kërkuar, por ka pregatitur dhe projektligjin për dekomunistizimin. Kemi depozituar projektligjin per kthimin e Spacit dhe Tepelenës në muze kombëtarë. Kemi kërkuar sistematikisht deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, madje edhe 1 javë më parë në Kuvend, e do depozitojme iniciativën përkatëse për këtë qëllim. PD ka inicuar dhe mbështetur çdo përpjekje ligjore, politike dhe të shoqërisë civile për transparencën e munguar për dosjet e diktaturës. Vetëm kështu makthet e shpirtrave të trazuar në komunizëm do të zhduken dhe psikoza e shantazhit do marrë fund.
Fakt i hidhur mbetet që gjatë 30 viteve, klasa politike në Shqipëri ka qenë e paaftë t'ju ofrojë shqiptarëve të vërtetën e plotë të dosjeve të sigurimit të shtetit. Sikundër të njëjtët politikanë i kanë përdorur dosje të tilla për shantazhe të interesave të pushtetit personal. PD e ka të qartë dhe të palëkundur qëndrimin e saj për çështjen e dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.
Transparenca e munguar është drejtësia e mohuar për ata mijëra shqiptarë që vuajtën gjatë diktaturës komuniste. Çdo iniciativë për hapjen e dosjeve, lustracionin apo dekomunistizimin, siç ne kemi kërkuar sistematikisht, do të ketë mbështetjen e plotë tonën. Por këto iniciativa duhet të bëhen të plota, të sinqerta dhe ezauruese, dhe jo gjysmake në funksion të lojrave të vogla politike. PD u krijua si forcë antikomuniste dhe do të vijojë të përmbushë misionin e saj, rivendosjen në vend të dinjitetit të nëpërkëmbur dhe vlerave të mohuara gjatë diktaturës komuniste”, shkroi Alibeajn.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar pasi është njohur me letrën e Autoritetit të Dosjeve, për një politikan të lartë, për të cilin Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ilir Metën. Nikolla tha se rasti është tronditës dhe se kërkohet ndërhyrja e Kuvendit.
'Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë. Dua ta falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë faze.'- tha Nikolla.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për mediat pas takimit në Kuvend me Lindita Nikollën, për t’u informuar lidhur me dokumentet dhe materialet e Autoritetit të Dosjeve për një politikan të lartë, për të cilin Report Tv mësoi se ishte Ilir Meta, për të cili ka dosje të Sigurimit të Shtetit.
‘Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politikë në 30 vjet në institucione të ndryshme mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë. Ngelet për ta vlerësuar. Do flas me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen’, tha Mediu.
Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka folur para mediave pas takimit me Lindita NIkollën, e cila i vuri në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit ku thuhet se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Doda tha se duhet të bëhet ligj që largon të kaluarën e errët ndërsa Nikollës i ka kërkuar që të bëjë pastërtinë e figurës për deputetët.
“Pas 32 vitesh kemi mes nesh njerëz që kanë të kaluar të errët, kjo do të thotë se është dështim i politikës shqiptare që nuk kemi ndërruar brezat dhe të sjellim njerëz të pashantazhueshëm. Besoj se është koha që në sesionin e ri parlamentar të nisë një punë e re serioze jo vetëm me propozimet e Autoritetit por me heqjn e të gjithë personave me të kaluar të errët. Duhen bërë publik emrat, nuk vijojmë dot që të marrim me mend se kush janë. Duhet të dalin me emra. I kërkova kryetares së Kuvendit që të kërkojë pastërtinë e figurës për 140 deputetët”, tha Doda.
Iliri ka bo çef sa ka dash. Ka vjedhur pa pushim e ka bo çi ka dash suma prandaj tani si bohet von çfar do qē do i bojn.
PërgjigjuO dalente Ilir Meta e VËRTETA litari të është mbledhur keç o Iliri përç. Tani ska më shqiponjë me duar po ka byzylyk në duart e tua o Iliri kaqol që e çove veten në gjol.
PërgjigjuUroj qe se bashku me emrat e bashkpuntoreve te sigurimit te publikoni te gjith spiunat qe sherbimeve te huaja qe luftuan kundra interesave te vendit Sepse kjo bie ere e keqe
PërgjigjuMë në fund një lajm i mirë !! Pak rëndësi ka kush është , kjo tregon se gjarpërinjtë kanë filluar të hanë njëri tjetrin.
Përgjigju