
Presidenti rus Vladimir Putin është denoncuar nga një këshilltar i qytetit të Shën Petersburgut për përdorimin e fjalës 'luftë' kur i referohet operacionit në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN. Politikani rus, Nikita Yuferev, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Krasnov dhe Ministrit të Brendshëm Kolokoltsev të monitorojnë fjalimin e Putinit në konferencën për shtyp. Yuferev beson se fjalët e Putinit mund të "mbahen ligjërisht përgjegjëse për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me veprimet e ushtrisë ruse". "Disa mijëra njerëz tashmë janë dënuar për fjalë të tilla për luftën," tha Yuferev.
Lajmi kryesor:
Putin përdor për herë të parë fjalën ‘luftë’ për pushtimin rus në Ukrainë! Bombardime të tjera në Donetsk, vdesin 4 persona









