Në një kohë kur Evropa po përpallet me një fluks të madh emigrantësh dhe tragjedi humanitare të shumfishtë, një politika zviceran ka publikuar në Facebook një foto që ka hapur debat.
Ajo që Christoph Morgeli e nisi si shaka, mori një tjetër kuptim. Fotoja e publikuar prej tij me mbishkrimin: “Po vijnë punonjësit e specializuar”, bën fjalë për një anije të nisur nga Shqipëria për në Itali.
Edhe pse synimi i tij ishte që të ilustronte krizën aktuale të emigracionit, kjo në fakt ka të bëjë me krizën në Shqipëri që pas rrëzimit të diktaturës.

Në foto është një anije e nisur nga Vlora me më shumë se 20 mijë shqiptarë. Fotoja është bërë në momentin e mbërritjes së anijes në Portin e Barit.
Politikani i të djathtës ekstreme duke folur për mediet zvicerane, Morgeli është shprehur se nuk e dinte se ku dhe kur ishte realizuar fotoja, por e kishte postuar për të treguar se Zvicra është në krye sa i takon politikave për azilin.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com