Politikania e parë që ushqen me gji
vajzën në Parlamentin australian

Politikania e parë që ushqen me gji<br />vajzën në Parlamentin australian
Vajza e senatores australiane Larissa Waters ëstë futur në histori si foshnja e parë që ushqehet me gji në Parlamentin e këtij vendi.
 
Alia Joy, vetëm 2 javëshe është ushqyer me gji nga e ëma në momentin që ndihej e uritur.
 
“Jam shumë krenare që vajza ime Alia është fëmija i parë që do të ushqehet me gji në Parlament. Ne kemi nevojë për më shumë vende pune fleksible, miqësore dhe familjare për ët gjithë”, ka shkruar Waters në profilin e saj në Facebook.
 
Waters është kthyer në punë 10 javë pasi solli në jetë vajzën e saj të dytë duke aplikuar zbatimin e rregullit për ushqyerjen me gji për të cilin ka dhënë kontribut të veçantë.
 
Parlamenti australian miratoi vjet ligjin që lejon ligjvënëset gra të ushqejnë me gji fëmijët në sallë edhe gjatë seancës.

Larissa Waters

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi