Politikania që sfidon Merkel,një 
kimiste me qëndrime ksenofobe

Politikania që sfidon Merkel,një <br />kimiste me qëndrime ksenofobe
Partia Aletranative e Frauke Petry mundi partinë e Merkel në zgjedhjet lokale në Mecklenburg-West Pomerania. E lindur në Dresden, 41 vjeçarja bie në sy edhe për  pamjen e saj me flokë të shkurtër. Petry ka studiuar për kimi ndoshta e vetmja pikë e përbashkët me  kancelaren Merkel.  Politikania ka 4 fëmijë nga martesa e saj e parë  me një pastor evangjelist.

Ndërsa sot ajo është e martuar me një drejtues lokal të partisë.  41 vjecarja pëlqen t'i bjerë organos e të drejtojë kore. Në të shkuarën ajo është marrë me biznes  dikur ka patur në pronësi një shoqëri të vogël në sektorin e kimisë, por më pas falimentoi.

Nga korriku 2015 Petry është vënë në krye të partisë Alternativa për Gjermaninë  e cilësuar si një parti kundra emigrantëve . Ajo arriti të fitonte udhëheqjen përballë  themeluesit të partisë Lucke.
 
Frauke Petry njihet për qëndrimet e saj anti islamike. Është shumë e vendosur sa i përket çështjes së emigrantëve që vijnë në Gjermani  duke thënë se mënyra më e mirë është dërgimi i  tyre në një ishull  jashtë Europës si përshembull në Australi.E përsa i përket klandestinëve sipas saj policia kufitare duhet të përdorë armët .

Përpara se ajo të vinte në krye, partia nuk shquhej për qëndrimet ksenofobe.  Nën drejtimin e saj  AFD  ka çuar përpara diskutimet  për familjen dhe abortin që sipas sociologëve  janë antifeministe.

 Madje nën drejtimin e saj partia  ka vënë në alarm edhe shërbimet sekrete  të cilat kanë kërkuar të vënë nën vëzhgim partinë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar