Pollo akuza deputetëve Bregu e
Selami:Qëndrimi i tyre dobëson PD

Pollo akuza deputetëve Bregu e<br />Selami:Qëndrimi i tyre dobëson PD
Konsensusi i vonuar për reformën në drejtësi diferencoi nga Partia Demokratike deputetët Selami e Bregu të cilët deklaruan votën pro para arritjes së marrëveshjes për konsensus.

Genc Pollo ka komentuar qëndrimin e Fatmir Xhafës si dhe atë të deputetëve negociatorëve të PD, ku është shprehur se qëndrimi pro për draftin kushtetues e ka dobësuar këtë parti përballë socialistëve.

“Çdo betejë ka kosto, pavarësisht se mbyllet me fitore a disfatë. Për fatin e mirë të PD-së e të shtetit ligjor, kjo betejë u mbyll me fitore. Ndërsa deklarimi publik i votës pro reformës pikërisht në momente kritike të vendimmarrjes, mendoj se i dobësoi pozitat e negociatorëve të PD-së e deputetëve të opozitës në komision. Z. Xhafaj, në anën tjetër të tryezës, e kishte kollaj t’u thoshte mos na kërkoni kaq shumë, se dy-tri vota i morëm e tri-katër do t’i marrim dhe e miratojmë edhe pa ju. Fatmirësisht, siç e dimë tashmë, në fundore nuk e dhanë këtë efekt negativ”, tha Pollo për "Panorama".

Në komentin e tij, Pollo ka folur edhe për rolin e ndërkombëtarëve dhe specifikisht për atë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deputeti e ka cilësuar të papranuesheshëm mesazhin e kësaj ambasade duke theksuar se një përmbajtje e atillë do të ishte e denjë vetëm për terroristë e kriminelë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois