Pollo: Javën tjetër kthehemi në
komisionin e Reformës në Drejtësi

Pollo: Javën tjetër kthehemi në<br />komisionin e Reformës në Drejtësi
Partia Demokratike do të kthehet javën tjëtër në Parlament përfshirë dhe në komisionin për reformen në drejtësi. Deklarata ka ardhur nga anëtari i Kryesisë së PD Genc Pollo në emisionin "45 minuta" të Denis Mingës në Report Tv . 
 
"Ditën e martë jemi ne parlament. Nuk di të ketë mbledhje. Ne kthehehemi ne jetën parlamentare, do e durojme siç është. Natyrisht me problemet që krijon maxhoranca, ne kemi fjalën për të denoncuar zullumin e qeverise," tha Pollo.

Genc Pollo ka folur dhe për zhvillimet në PD, ndërsa e cilësoi  normale përplasjen e brezave ne parti. Duke iu referuar caktimit të tij në qarkun e Fierit Pollo nuk e përjashtoi mundësinë që të kryesojë në zgjdhjet e 2017 listën e deputetëve të këtij qarku. Madje e cilësoi interesante një sfidë të mundshme të tij përballë Gramoz Rucit në qarkun e Fierit.
 
Intervista e plotë e Genc Pollos

Cili është reagimi juaj ndaj padisë së PS-se kundër Berishës për thirrjet për armët?
Reagimi im i pare, veprime të tilla nuk jane vlejnë, janë banalitete të radhës, është një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet .
Berisha nuk do t'i kushtoje vëmendje padise nga deputeti gojepalare i PS-se sepse e ka per të tërhequr vëmendjen. Gjithë debati i ngritur nga PS ndodhi sepse ai denoncoi Shullazin, ky është problemi real. Nuk është problem që një bandit të zaptoje vende edhe të kërcënoje titullarin e universitetin. Ky person me grupin e tij kriminal ka lidhje me Ministrin e Brendshëm. Unë kam informacione sesi nga makina e ministrit del Emiliano Shullazi. Lidhjet mes tyre jane të njohura, të dokumentuara. Kriminalitet ka kudo, por kjo është një perandori krimi. Këto veprime nuk i bën i vetëm. Shullazi ka qënë  i mbrojtur nga ministri Tahiri. Ai zihet me deputet të PS-së, nuk ka frikë sepse ka lidhje me të madhin e PS-së. U bë shkëndijë deklarata e Berishes per arrestimin e tij.

Pse nuk e kanë denoncuar Emiljano Shullazin dy profesorët në prokurori? 
Nuk i di rrethanat konkrete. Këto janë informacione të spekuluara mediatike .Dy profesorët nuk e kane denoncuar Shullazin. Terrorizimi i njerëzve, grupi i strukturuar nuk eshte vertet i forte, por sepse kanë mantelin mbrojtës .

Ju po thoni se ka një lidhje mes ministrit Tahiri dhe bandës së Shullazit por deri tani prokuroria nuk e faktuar këtë gjë, si e gjykoni procesin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ?
Ju si media duhet ta ndiqni si proces ,PD-ja do e ndjekë procesin. Të dhënat që kemi është që ka një angazhim nga qeveria që të heshtin dëshmitarët dhe t'i intimidojë këdo që sjell ndonjë provë. Ky është realitet i frikshëm.

Edhe ndaj profesorëve që nuk janë pro qeverisë po bëhët presion nga qeveria?
Biznesmenet nuk kanë një dashuri për qeverinë por nga njera anë kercenohen nga Shullazi dhe prandaj tërheqin paditë sepse janë në pushtet. Ky është problemi i madh që shumë pak njerëz flasin. Pa modesti bëhet një përgëzim që personalisht eshte denoncuar Shullazi nga zoti Basha . Ka shumë gazetarë që e kanë përmendur Shullazin dhe nuk kanë guxuar ta përmendin më .

Ju ishit ne pushtet edhe nuk e dënuat ?
Askush nuk mund të thote që Shullazi si person ka mundur që të krijojë një perandori krimi dhe të zaptoje prona sa ka zene këto 3 vjet .

Zoti Berisha u përjashtua për cështjen e armëve ? Ky është perceptimi i publikut .
Perceptimi i publikut t’i mbetet publikut. Qeveria do gjente një pretekst për të larguar zotin Berisha .

Bojkoti per t'u larguar nga parlamenti pas përjashtimit të z.Berisha. Pse nuk u larguat kur u përjashtuan dy figurat kryesore të PD , kryetari i grupit Paloka dhe sekretari i përgjithshëm?
Une kam folur për dënimin e Braces, dhe për figurat e PD-së . Është zhvillim pozitiv që u dënua një gojëkeq i PS-së por dënimi i tre deputetëve të PD ishte në proporcion të zhdrejtë. Deklarata e Berishës nuk ofendoi njeri, nuk sulmoi njeri me dorë e këmbë. Por kishte një deklarate të tij.

Po ju jeni dakort për armët?
Une kam qef qitjen, por për armët kam një pikëpamje që policia të mbroje një vend .Ligj për armët Shqipëria ka. Ligji i jep mundësinë qytetareve të mbajne armë . Une e kam dorëzuar armën. Berisha nuk është personalisht i kërcënuar. Personat publik kanë nje lloj mbrojte. Kemi nje klime frike sepse ky baroni i krimi ka proteksione nga lart. Ceshtjen e armëve, Berisha e ka sqaruar pozicionin e vet, bëri nje qëndrim interesant. Ka nje praktike amerikane. Shqetesimi i tij nuk ka te beje me gjendjen e tij por me gjendejn me te cilen eshte siguria publike ne vend ,qe kane ardhur si pasoje e nje lidhje përpara 1 prillit .

Padia nga zotit Berisha a e perkeqeson klimen ne funksion te reformes ne drejtesi ?
Kjo padia e sotme është qesharake, sepse nuk e merr njeri seriozisht. Ajo nuk ja vlen kur e dërgon Taulant Balla. PS-ja eshte Taulant Ballizuar në këto 3 vjet .Mund të mos e pelqesh Blushin por ato çfare thote jane te vërteta faktike .

Me mbarimin e afatit 10 ditor a do t'i ktheheni punës në Kuvend?
Ditën e martë jemi ne parlament. Nuk di të ketë mbledhje. Ne kthehehemi ne jetën parlamentare, do e durojme siç është. Natyrisht me problemet që krijon maxhoranca, ne kemi fjalën për të denoncuar zullumin e qeverise .

Po në komisionin e Reformës në Drejtësi?
Besoj se po, nuk mendoj se ka probleme. Per pjesën tjetër, Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e opozitës. Kjo është e komplikuar, është rënë dakort ne linjat kryesore per Byrone e Hetimit por ka cështje të tjera që duhen detajuar. Por mund të biem dakort për fytyren e re të gjyqësorit. Reforma në drejtësi duhet bërë por e bën qesharake sesi maxhoranca e përmend vënd e pa vënd e zhvlerëson. Rama dhe ministrat nuk merren me problemet por justikohen me reformen ne drejtesi. Kur përmendet rasti i Arben Frrokut ka edhe njoftime qe arrestimi nga Hollanda nuk thone te vërtetën qe kane fshehur kërkesën per të verifikuar të dhënat e gishterinjeve është kapur ne Hollandë. 

Meqë ra fjala nga i merr zoti Berisha të gjitha keto informacione përpara të gjithëve?
Ai thote qytetari dixhital .

Ka akuza nga përfaqësues të PS në komisionin e Sigurisë së informacionet i jep kreu i SHISH ?
Une mendoj se nuk eshte serioze aq me tepër për këta deputet të flasin pa asnjë prove. Flasin rehat me duar në xhepa. Nuk kane gjetur nje prove që ta mbështesin atë çfarë thonë.

Si e konsideroni lirimin e zotit Alushi, nëndrejtor i SHISH ? 
Nuk e njoh si çështje .

Flasim për Partinë Demokratike, ju keni lënë Beratin për Fierin?
Partia Demokraktike ka hyrë në një fazë organizimi të nevojshme. Kjo është një gjë qe duhet berë mirë si për cdo parti. Une jam deputet i Beratit që më bën krenar që e përfaqësoj por partia ka nevojë për organizim .

Ka nje shpërndarje te figurave kryesore të PD? A ka nje përplasje mes brezash ? 
Gjithmonë ka përplasje brezash. Nuk është apriori vetëm mosha. Te rinjtë po nuk paten kontribute ose aftesi nuk do të thote qe të promovohen vetëm nga mosha. Thelbi është që koha kalon dhe behen ndryshime. E rëndesishme eshte rëndesia e individit.

Po shkeputet z.Basha nga modeli Berisha ?
Mendoj qe jane dy figura te ndryshme, formime te ndryshme, mosha te ndryshime por kane qasje te ndryshme. Ndyshimi duhet bëre me kujdes.

Pse nuk është emri i znj.Topalli në Shkodër por i z.Ristani?
Nuk eshte e thënë që keto emra të kryesojne, as nuk përjashtohen. Vendimi merret vitin tjeter. Cdo parti merret me grupe pune. Ka nje piramide në cdo qark. Delegohen 12 shtete. Ristani duhet të shkojë në një qark të madh. Kjo pune duhet te mbaroje para veres. Kjo nuk lidhet me fushaten e vitit të ardhshëm. E njëjta gjë për qarkun e Fierin, në këto 25 vite ka votuar majtas.

Ju jeni në bastion të së majtës , përballë do të keni z.Ruci?
Po është nje sfidë e bukur. Edhe Berati ka qenë një sfidë e ngjashme. Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet, siguria ne vend nuk është e mire. Populli nuk është entuziast. 

Z. Pollo falemniderit për intervistën dhe le ta mbyllim me thënien tuaj që gara në Fier do jete nje sfidë e bukur me Gramoz Rucin.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)