TIRANE- Ish ministri Inovacionit, deputeti i PD-së Genc Pollo përfshihet në debatin pas deklaratave të kryeministrit  turk, Erdogan bërë dy ditë më parë në Prizren se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi” dhe deklaratave  zyrtare të Beogradit.

Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi dhe reagimi i ministrisë së Jashtme serbe e cila deklaronte se Kosova është serbe.
 
“Kosova nuk është dhe as nuk lipset të jetë Turqi e as Serbi. Kosova mund të ishte Shqipëri. Por Kosova e pavarur ka zgjedhur tashmë perspektivën e Bashkimit Europian. Çdo shmangie apo diskutim për shmangie nga kjo perspektivë është e panevojshme dhe e padobishme”- shkruan sot Pollo në profilin e tij në facebook.

pollo per kosoven
(Ne foto: Postimi i Genc Pollos ne facebook)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)