Pollo në Report Tv: Apelimi i vendimit të gjykatës për Statutin, shërbimi i fundit i Alibeajt për Ramën! SHBA-të s’na e vendosin kryetarin, detyra jonë të bëjmë opozitën

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo e cilësoi apelimin e vendimit të gjykatës për ndryshimet e statutit, shërbimin e fundit të kryetarit të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeajt. Ai shtoi se veprimi i tij tregon se po mohon realitetin, duke mos pranuar se PD e vërtet sipas tij është me Kuvendin e “Rithemelimit”.

“Ata që pengojnë pajtimin, janë ata që mohojnë realitetin, janë ata që paturpësisht apeluan vendimin e gjykatës për ndryshimet e statutit. Partia nuk është me vulën e Lulit dhe Gazit, partia është me Kuvendin që nuk e zë stadiumi. Kjo është PD në kuptimin e njerëzve. Të apelosh që vonosh dorëzimin final të procesit, duke shpresuar të çojnë PD të përçarë në zgjedhjet e ardhshme është shërbimi i fundit për Edi Ramën.”, tha ai.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Pollo tha se Sali Berisha do të kandidojë për kryetar partie dhe se SHBA, pavarësisht shpalljes së tij si “non grata” nuk mund t’i mohojë të drejtën e votës së demokratëve.

“Ky është përcaktim i SHBA ta marri si vendin, koha do të tregojë se kush ka të drejtë. Se ke zgjedh PD, anëtarët e saj është e drejta e tyre ta vendosin me votë. E gjykojnë vetë se çfarë është me e mira e tyre.”, u shpreh Pollo.

Sipas ish-deputetit PD po lë pas periudhën e “errët” që kaloi dhe po mundohet të jetë një opozitë e denjë.

“PD po lë pas një periudhë të pakëndshme dhe të padobishme, ajo që I nevojitet Shqipërisë është një opozitë. Nuk duhet të merremi me cic-mice, por duhet një opozitë të mund të kontrollojë, të propozojë politika të reja dhe të flasë për shkeljet.”, u shpreh ai.

Duke folur rreth Inceneratorëve, ai tha se PD mban qëndrimin se plehrat duhet të riciklohen dhe jo të digjen, duke përsëritur disa herë se duhet të hetohet edhe ai i Tiranës.

“Mbetjet nuk duhet të digjen, por të riciklohen. Ky është një standard që nuk e dëmton ambientin. Qeveria Rama thotë jo ne do t’i djegim. BE dhe opozita mendon se duhet të riciklohen, këtu jemi tek alternativat. Opozita në këto raste duhet me prova dhe fakte ta denoncojë dhe të nxisë organet e drejtësisë t’i shkojnë deri në fund. Nuk duhet të kufizohet vetëm tek inceneratori i Fierit dhe Elbasanit, por edhe ai i Tiranës. Opozita duhet të këmbënguli të dënohen. Opozita mund të ketë 101 probleme, por duhet t’i kapërcejë sa më shpejtë dhe të fokusohet te çështjen e mëdha.”, tha ai.

I pyetur lidhur me arsyet e dështimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD, ai tha se kanë ndikuar paaftësia e tij dhe rrethanat.

“Dështoi për fajet dhe paaftësitë e veta, me 70% dhe 30% për shkak të rrethanave që ka vendosur Rama. Luli ka ikur, sfida me Ramën do të jetë prapë e fortë. Jo sfidë politike, por për demokracinë.”, tha demokrati.  

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan