Vendet baltike dhe Polonia, të shqetësuar në lidhje me sigurinë e tyre, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, i kanë kërkuar NATO-s të forcojnë mekanizmat e tyre në rajon. Presidenti polak, Bronislaw Komorowski u shpreh sot për një riforcim të kufijve në kufijtë lindorë të Aleancës.
“Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur vullnetin e tij për të mbështetur propozimet tona për riforcimin e mbrojtjes nga NATO në lindje të Europës”, ka thënë Komorowski para homologëve të tetë vendeve të Europës, të mbledhur në Varshavë për bisedime në lidhje me situatën në Ukrainë.
Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar kundërshtimin e tij ndaj marrjes së kësaj mase nga NATO në afërsi të kufirit me Rusinë. Duke folur në seancën e Këshillit të Sigurimit në Moskë, Putin tha se Rusia duhet të reagojë në mënyrën e duhur ndaj lëvizjeve të NATO-s, ndonëse nuk e sheh ndonjë kërcënim ndaj integritetit territorial të Rusisë.
Putin iu bëri thirrje qeverive perëndimore që kanë marrëdhënie të mira me qeverinë e Ukrainës të përdorin ndikimin e tyre për të bindur Kievin të ndalojë operacionet ushtarake në lindje të Ukrainës.
Redaksia Online
(b.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO