VARSHAVË, 3 shkurt /ATSH-AFP/ - Polonia nuk ka kërkuar të "plagosë krenarinë" e Rusisë duke organizuar më 8 maj një takim ndërkombëtar me rastin e 70-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste, deklaroi sot presidenti, Bronislaw Komorowski.
Ky takim ndërkombëtar kushtuar përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, organizuar në Westerplatte pranë Gdansk, do të konkurojë de facto paradën tradicionale në Sheshin e Kuq nëpërmjet të cilës Rusia përkujton këtë fitore dhe Polonia është kritikuar nga Moska që e ka parë si një manovër antiruse.
Një javë pas njoftimit të këtij takimi nga Komorowski, tensioni mbetet i hapur mes Varshavës dhe Moskës.
"Ambasadori rus në Poloni u thirr sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme", njoftoi ky i fundit.
Atij i është dhënë një notë proteste kundër propozimeve të ashpra ndaj shefit të diplomacisë polake, Grzegorz Schetyna nga një zëvendës ministër rus i Punëve të Jashtme, Grigori Karassine, gjithmonë përsa i përket mënyrës përsa i përket ceremonisë përkujtimore të fundit të Luftës së Dytë Botërore./
/ec/ a.jor.










