/ATSH-AFP/ - Partia konservatore polake Ligj dhe Drejtësi, favorite në zgjedhjet legjislative, deklaroi sot se do të kundërshtontem në rast fitoreje, një anëtarësim në euro me qëllim që Polonia të mos bëhej "një Greqi e dytë".
"Harrojeni këtë ide të keqe nëse nuk dëshironi që Polonia të bëhet një Greqi e dytë", deklaroi për gazetarët, Beata Szydlo, zgjedhur nga partia e saj euroskeptike si kryeministrja e ardhshme në rast fitoreje.
"Qeveria ime (...) nuk do të punojë për vendosjen e euros në Poloni", theksoi ajo.
Sipas sondazheve të fundit, anëtarësimi në zonën euro është hedhur poshtë nga një numër rekord, rreth 70 për qind e polakëve.
Szydlo, që ka zëvendësuar Jaroslaw Kaczynski në krye të PiS, akuzoi partinë e qendrës Platforma Qytetare (PO) në pushtet se po kërkon të vendosë monedhën e përbashkët në Poloni.
Kryeministrja, Ewa Kopacz, iu përgjigj menjëherë Szydlos duke e kritikuar se po bënte premtime elektorale, shumë të kushtueshme për buxhetin e Shtetit./