POLONI - Autoritetet polake kanë mbyllur një fabrikë të përpunimit të mishit, pas akuzave se mishi i kalbur përzohej më tej me produkte të freskëta dhe ri-paketohej për shitje.
Një program televiziv investigativ shfaqi pamje të marra me kamera të fshehtë ku tregoheshin punonjësit e fabrikës në veri të Polonisë të cilët shpjegonin procedurën e pastrimit të produkteve të skaduara përfshirë mishra të ndryshëm në mënyrë, që të hidheshin më tej në treg.
Gjithashtu në një intervistë një person i paidentifikuar, i cili u prezantua si një ish-punonjës i fabrikës tha se deri tani më shumë se një ton të produkteve të skaduara janë ri-paketuar dhe hedhur sërish në treg me një tjetër datë skadimi.
Por fabrika e përpunimit të mishit i ka hedhur poshtë këto akuza.
Produkte të tilla, që kanë skaduar e nuk mund të konsumohen përbëjnë një rrezik për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.
/Shqiptarja.com