Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi sot kërkesën e menjëhershme për manovra ushtarake të detyrueshme të disa qindra rezervistëve në mbarë vendin, që do të përfshijnë këtë vit rreth 120 000 ushtarë rezervë.
"Ky operacion, i nisur sot, përbën nivelin më të lartë të kontrollit mbi aftësinë për mobilizimin dhe luftën, por nuk duhet të lidhet me ngjarjet aktuale, politike apo ushtarake", konfirmoi ministria në një komunikatë.
Ushtria polake, që numëron rreth 100 000 ushtarë, është plotësisht profesionale. Përballë krizës në Ukrainën fqinje, ajo kërkon të rinovojë dhe riforcojë rezervat e saj, por nuk është çështja për të rikthyer si në Lituani shërbimin ushtarak të detyrueshëm", sipas ministrit të Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak.
Ministri njoftoi disa ditë më parë një bashkëpunim shumë të ngushtë të ushtrisë profesionale dhe organizatave paraushtarake për riforcimin e mbrojtjes së vendit, përballë kërcënimeve ng akonflikti ukrainas./atsh/
/Shqiptarja.com