VATIKAN - Në përkujtimoren kushtuar viktimave të Holokaustit, Papa Benedikti kërkoi, që data 27 janar të mbetet në memorjen e njerëzve, dhe të shërbejë si një kujtesë, që të gjitha format e urrejtjes dhe racizmit duhet të tejkalohen.
Nga dritarja e famshme e Sheshit Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë bëri thirrje gjithashtu për promovimin e respektit dhe dinjitetit për çdo person.
“Kujtimi i kësaj tragjedie të tmerrshme që goditi preku sidomos popullin hebre, duhet të jetë një kujtesë e vazhdueshme për të gjithë kështu që të mos ketë përsëritje të tmerreve të së kaluarës”, - tha Ati i Shenjtë.
27 janari është dita kur trupat sovjetike çliruan kampin e vdekjes të Nazistëve gjermanë, në Aushvic të Polonisë, në vitin 1945. Kjo ditë i kujton njerëzimit 1.5 milionë njerëz të vdekur në kampet naziste të përqëndrimit, ndërmjet të cilëve pjesa më e madhe hebrenj.
Në fund të mesazhit të tij javor, Papa Benedikti lëshoi dy pëllumba të bardhë nga dritarja e banesës papnore në shenjë paqeje, një traditë kjo që përsëritet çdo vit në fund të janarit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com