Poloni, plane për një referendum mbi çështjen e pranimit të emigrantëve
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki
Kryeministri i Polonisë njoftoi se partia e tij synon të mbajë një referendum për t’i pyetur qytetarët nëse mbështesin pranimin e "mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika".
Kryeministri Mateusz Morawiecki njoftoi pyetjen e referendumit në një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai tha se partia e tij, Ligji dhe Drejtësia, po përpiqet të përdorë çështjen e emigrantëve në fushatën e saj zgjedhore, një taktikë që e ndihmoi të merrte pushtetin m ë 2015. Partia e tij konservatore po përpiqet të ruaj shumicën në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në tetor.
Polonia strehon më shumë se një milion refugjatë ukrainas, të cilët janë kryesisht të bardhë dhe të krishterë, por zyrtarët e kanë bërë të qartë prej kohësh, se ata i konsiderojnë myslimanët dhe të tjerë nga kultura të ndryshme si kërcënim për identitetin kulturor dhe sigurinë e kombit.
Në muajin qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së miratuan një plan për të ndarë përgjegjësinë për emigrantët që hyjnë në Evropë në mënyrë të paligjshme, një çështje që ka krijuar një prej krizave politike më të gjata të bllokut.
Qeveria polake synon të mbajë referendumin së bashku me zgjedhjet parlamentare, të planifikuara për 15 tetor. Kryeministri Morawiecki tha se pyetja do të jetë: “A e mbështesni pranimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika nën mekanizmin e vendosur të zhvendosjes së detyruar nga burokracia evropiane?”/VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
14.9%
-
Pak
12.8%
-
Aspak
72.3%
Vota total: 47
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesimit të BE-së
1 Janar, 09:27
-
11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur nga qendra e pritjes në Karreç të Vorës, AMP nis hetimet
31 Dhjetor 2024, 11:51
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 12:41
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor 2024, 16:59
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor 2024, 18:42