6 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i një ngjarje shumë të rëndë të ndodhur në qytetin historik polak, Krakov, pasditen e kësaj të shtune.

Një i ri 25-vjeçar që më pas autoritetet thanë që kishte bindje ekstremiste të djathta, qëlloi me armë automatika nga makina e tij drejt kalimtarëve të rastit në qendrën historike të Varshavës.

Mes viktimave janë 4 gra dhe 2 burra, prej  të cilëve një turist, ndërsa mes 15 të lënduarve janë dy oficerë policie dhe pesë shtetas të huaj.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë vendase, sulmuesi ishte "një i ri 25-vjeçar me origjinë polake, frymëzuar nga "ideologjitë e ekstremit të djathtë". 25-vjeçari, i cili dyshohet se ka vepruar krejtësisht i vetëm, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi u qëllua nga policia për ta neutralizuar.

Autori ishte "i veshur me veshje ushtarake" dhe "përdori armë ushtarake". 

Në banesën e 25-vjeçarit që qëlloi me armë janë gjetur trupat e pajetë të dy grave dhe një burri. “Duket se ata janë pjesëtarë të familjes së tij”, tha kryeministri Donald Tusk duke shtuar se vijojnë kontrollet. Policia gjeti armë shtesë dhe një sasi të madhe municionesh në makinën e të dyshuarit.

Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, vlerësoi reagimin sipas tij "shumë të shpejtë" të policisë që parandaloi atë që mund të kishte qenë një "masakër shumë më e madhe".

Ai thotë se policët qëlluan në drejtim të sulmuesit tre minuta pasi morën një telefonatë në lidhje me sulmin dhe se shërbimi zjarrfikës dhe ambulancat ishin gjithashtu në vendngjarje pas tre minutash.

Kryetari i bashkisë së Krakovës shpallë ditë zie në qytet, që do të zgjasin deri të mërkurën e 11 nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Sulmi me armë në Krakov, kryeministri Tusk: U gjetën 3 trupa në shtëpinë e 25-vjeçarit

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka dhënë një konferencë për shtyp duke ndarë detaje lidhur me sulmin me armë në qendër të Krakovit, i cili la pas 6 viktima dhe 15 të lënduar.

Në banesën e 25-vjeçarit që qëlloi me armë janë gjetur trupat e pajetë të dy grave dhe një burri. “Duket se ata janë pjesëtarë të familjes së tij”, tha Tusk.

“Ka mundësi që në këtë shtëpi të ketë një sasi të konsiderueshme armësh”, vijoi kryeministri.

Ai shtoi se po kryhen kontrolle edhe për të verifikuar nëse automjeti i të dyshuarit përbën rrezik.

Tusk u shpreh se është “i bindur” që autoritetet do të jenë në gjendje të arrestojnë bashkëpunëtorët e autorit.

Shefi i Policisë së Polonisë, Marek Boron, deklaroi se efektivët shkëmbyen zjarr me autorin e armatosur tre minuta pasi morën njoftimin për sulmin.