Një tërmet goditi një minierë qymyri në Poloninë jugore. Si pasojë e lëkundjeve, tre  minatorë vdiqën dhe gjashtë të tjerë u shtruan në spital.

Të nëntë punëtorët ishin gërmuar më shumë se 700 metra thellë në minierën Murcki-Staszic, në qytetin jugor të Katowice.

Një nga minatorët e mbijetuar është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë, autoriteti rajonal i minierave ka nisur një hetim të brendshëm për shkaqet që shkaktuan ngjarjen.