Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë

Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë

Igli Hasani

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic në Poloni.  

Në këtë aktivitet, krerë delegacionesh nga e gjitha bota bënë homazhe për viktimat e horrorit të paimagjinueshëm nazist dhe dëgjuan gjithashtu dëshmitë rrëqethëse të disa prej të mbijetuarve të Holokaustit.  

Ministri Igli Hasani u shpreh rreth krenarisë për Shqipërinë, e cila tregoi një solidaritet të pashembullt në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

“Një krenari e veçantë për Shqipërinë, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në një shembull të jashtëzakonshëm të mbrojtjes dhe solidaritetit ndaj hebrenjve, një trashëgimi që vazhdon të njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht. Në fund të luftës, Shqipëria u bë strehë për rreth 2,000 hebrenj, duke u bërë i vetmi vend në Evropë me një popullsi hebreje më të madhe pas luftës se sa para saj.” – u shpreh ai.

Në fund, ai nënvizon se “kjo trashëgimi vetëmohimi, gjatë një prej periudhave më të errëta të njerëzimit, do të na frymëzojë gjithmonë për të zgjedhur anën e duhur të historisë.”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli