Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Volodymir Zelensky dhe Donald Tusk

Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusinë se po planifikon akte sabotazhi në mbarë botën, mes tyre "akte terroriste" kundër linjave ajrore.

Zoti Tusk i bëri komentet në Varshavë në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin ukrainas Volodymr Zelenskyy.

“Nuk do të hyj në detaje, por mund të konfirmoj se ekziston frika se Rusia po planifikon akte terrori kundër linjave ajrore, jo vetëm kundër Polonisë, por në mbarë botën”, tha ai.

Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme perëndimore se Rusia ka paguar për akte sabotazhi dhe sulme në Evropë.

Zyrtarët perëndimorë të sigurisë dyshojnë se zbulimi rus qëndron pas një disa komplotesh duke vendosur pajisjeve shpërthyese në aeroplanë që tranportonin mallra e produkte, e që fluturonin drejt Amerikës së Veriut. Mes tyre dy aeroplanë që morën flakë vitin e kaluar në Gjermani dhe Angli, ndërsa po ngarkonin pako për transport.

Qeveria e Varshavës, me qasje pro Bashkimit Evropian, thotë se Rusia po kryen akte të luftës hibride kundër Polonisë dhe vendeve të tjera perëndimore si hakmarrje për mbështetjen që ato po i japin Ukrainës, në luftën e saj kundër agresionit rus.

Polonia ka akuzuar Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, për nxitje të një krize emigracioni në kufirin lindor të BE-së me Bjellorusinë, në mënyrë që të krijojë kaos dhe përçarje në Evropë.

Vitin e kaluar, ministri i jashtëm i Polonisë urdhëroi mbylljen e një prej tre konsullatave ruse në këtë vend, si përgjigje ndaj akteve të sabotazhit, që përfshinin ndër të tjera, zjarrvënie të qëllimta, që siç tha ai, ishin porositur nga Moskë./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 15/01/2025 22:34

    Hahah keta i gjeti nje pune per cdo gje qe ndodh akuzojne Rusine , nuk e kuptoni qe u beret bolori o idiota ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq