Polonia dërgon avionë ushtarakë për të evakuuar qytetarët nga Izraeli

Polonia dërgon avionë ushtarakë për të evakuuar qytetarët nga Izraeli

1695056579_lks.jpg

Polonia do të dërgojë avionë ushtarakë të forcave ajrore për të evakuuar qytetarët e saj nga Izraeli, lajmëroi presidenti Andrzej Duda në një postim në platformën "X" ditën e sotme, raporton CNN.

“Ushtarët nga forcat tona speciale do të sigurojnë mbrojtjen, ngarkimin dhe sigurinë në bord. Ne po punojmë që të gjithë bashkatdhetarët tanë të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkroi Duda.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore. Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon. Ndërkohë kabineti qeveritar në Izrael ka shpallur zyrtarisht gjendjen e luftës.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Lagjet që policia bastisi në Vlorë në kërkim për Fatmir Hysenin

Operacioni i SPAK/ Lagjet që policia bastisi në Vlorë në kërkim për Fatmir Hysenin