Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
Kryeministri polak, Donald Tusk
Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë.
Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.
“Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor.
“Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë ai para grupimit të tij, Koalicioni Civil, anëtari më i madh në koalicionin qeverisës të Polonisë.
Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kontrabandistët e njerëzve, duke vepruar kundër të drejtës që parasheh azili.
Rusia dhe Bjellorusia mohojnë se janë përgjegjëse për orkestrim të krizës.
Migrimi ka qenë lart në agjendën e Polonisë qysh prej vitit 2021, kur ka nisur të përballet me numër të madh të migrantëve prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Prej kur e ka marrë pozitën, në dhjetor të vitit 2023, Tusk ka çuar përpara politika të ashpra ndaj migrimit, çka ka rritur zërat e aktivistëve, që kanë shpresuar se ai do t’i braktiste politikat e administratës së kaluar nacionaliste.
Marysia Zlonkiewicz prej grupit Granica, organizatë joqeveritare që u ndihmon migrantëve në kufi, ka thënë se pezullimi i të drejtës për azil është kundër Kushtetutës dhe mund t’i çojë migrantët në duart e kontrabandistëve./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
83.3%
-
Të gabuar
13.2%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor, 16:07
-
Vlorë/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim
13 Dhjetor, 09:58
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor, 17:15
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor, 10:56
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi
23 Nëntor, 18:43
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
VIDEO/ Ertjan Kofsha 'lahet në ar', peshëngritësi shqiptar merr tre medalje! Shpallet nënkampion Evrope në Poloni
1 Nëntor, 13:29
-
Walesa: Rusia do ta sulmonte Poloninë, e jo Ukrainën, po të mos ishte në NATO
26 Tetor, 19:15