Me kërcënimin e luftës në horizont, deputetët polakë janë duke u përgatitur për të lënë zyrat e pushtetit për fushat e betejës. Kryetari i Parlamentit të Poliniosë Radek Sikorski iu ka bërë thirrje deputetëve që të marrin armët e të bëhen shembull për të rinjtë, një iniciativë për t’i përgatitur ata për luftë. 

Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur 50 deputetë të cilët janë rreshtuar në stërvitje në një bazë ushtarake jashtë Varshavës.

Vendimi i tyre për të praktikuar qitjen me pushkë dhe arte të tjera ushtarake tregon se sa të nevrikosur janë polakët e zakonshëm në lidhje me konfliktin në Ukrainën fqinje dhe përfshirjen e Rusisë në të.