Polonia kundër Santos pas humbjes ndaj Shqipërisë, trajneri: Kam fituar Europianin dhe nuk do të largohem

Polonia kundër Santos pas humbjes ndaj Shqipërisë, trajneri: Kam fituar Europianin dhe nuk do të largohem

Polonia doli pa pikë nga “Air Albania”, me Shqipërinë që triumfoi 2-0 duke i dhënë një goditje të fortë polakëve dhe jo vetëm, por edhe trajnerit Santos.

Një humbje që në Poloni ka shkaktuar një “tërmet”, me mediet polake që kanë sulmuar trajnerin, por ky i fundit, pas sfidës në Tiranë deklaroi se nuk e mendon aspak dorëheqjen.

Më pëlqeu qëndrimi ynë. Goli i Kiwior do të kishte ndryshuar plotësisht ndeshjen, por në fund ai gol u anulua. Në momentin kur sfida ishte plotësisht e barabartë, ne humbëm pak forcën dhe ata shënuan një gol të mrekullueshëm. 

Në pjesën e dytë ishim më të motivuar, më pëlqeu skuadra, megjithatë ishte e vështirë ndaj një Shqipërie që luajti në perfeksion. Dorëheqja? Unë jam thjesht trajner. Kam fituar Europianin, Nations League dhe tani sipas jush nuk po bëj asgjë? Kemi ende rrugë përpara dhe do të luajmë të gjitha shanset tona” – tha trajneri Santos.

Ndaj Shqipërisë, Fernando Santos pësoi humbjen e tretë në stolin e Polonisë, pasi më parë ishte mundur nga Çekia dhe Moldavia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave