Polonia ndalon abortet, Gjykata i cilëson antikushtetuese

Polonia ndalon abortet, Gjykata i cilëson antikushtetuese

Foto ilustruese

Polonia i shtohet listës së vendeve të cilat kanë ndaluar abortet. Gjykata Kushtetuese në Poloni ka marrë ditën e djeshme veprimin për të ndaluar abortin. Polonia ka pasur një ndër ligjet më të rrepta për abortet, por tashmë një grua s’mund të abortojë fëmijën e vet, edhe nëse fëmija ka probleme shëndetësore të rënda, të cilat mund t’i kushtojnë atij vdekjen. I vetmi rast kur është i lejuar aborti është kur vihet në rrezik jeta e saj, rastet e përdhunimit ose incestit.

98% e aborteve të grave në Poloni vinin nga  problemet shëndetësore të fëmijës dhe tashmë me vendimin e ri gratë do të jenë të detyruara të mbajnë fëmijën në bark edhe pse e dinë se  fati i foshnjës do të jetë fatal.

Kundër vendimit kanë reaguar të gjitha grupet e të drejtave të njeriut dhe në veçanti komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic. Ajo e ka cilësuar ditën e djeshme si një ditë të trishtë për të drejtat e grave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?